Categories: Uncategorized

Shkak u bënë disa rrënjë ulliri, si u “therrën” me thika 5 fqinjët në Berat

Zbardhen detaje nga sherri që nisi ditën e sotme mes dy familjeve në Berat, e si pasojë mbetën të plagosur pesë persona.

Mësohet se shkak është bërë mbjellja e disa rrënjëve ullinj.

Të lidhura

None found

Djali i familjes Alibeaj ishte duke mbjellë disa pemë ullinj në pjesën e jashtme të rrethimit me mur të dy komshinjve kur komshiu i tij Viktror Dhana i ka kërkuar llogari për mbjelljen në tokën e përbashkët,duke e urdhëruar të mos vazhdojë më tej me këtë punë.

Pasi kanë filluar të zihen verballisht Viktor Dhana ka marrë thikën dhe ka goditur disa herë në trup komshiun e tij Erjon Alibeaj. Pas kësaj persona të tjerë nga të dyja familjet Dhana dhe Alibeaj,kanë dalë nga banesat dhe janë përfshirë në sherr me njeri-tjetrin duke u gjuajtur me spata e hynj.

Të plagosur nga kjo përleshje kanë mbetur: Drita Alibeaj, 67-vjeçe, djali i saj Erjon Alibeaj, 44-vjeç dhe nipi Altjon Alibeaj, 18-vjeç, ndërkohë që nga familja Dhana janë plagosur Viktor Dhana, 40-vjeç dhe bashkëshortja e tij M.Dhana, 36-vjeçe.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal në Berat, ku edhe pse të gjithë raportohen se janë jashtë rrezikut për jetën, 2 prej të plagosurve në gjendje më të rënduar që janë at e bir nga familja Alibean, janë duke ju nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në sallën e operacionit.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendngjarjes dhe pyetjen e dëshmitarëve, për të zbardhur dinamikën e plotë të saj.

të fundit

Kosovo Assembly Presidency meets to set the agenda for the plenary session

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

3 minutes ago

Four parliamentary committees to meet on Monday

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do…

3 minutes ago

Kryesia e Kuvendit të Kosovës mblidhet për të caktuar çështjet e seancës plenare

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtojë propozimin për rendin e ditës…

7 minutes ago

Katër komisione parlamentare mblidhen të hënën

Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë të hënën mbledhjet e tyre të radhës, ku në fokus do…

8 minutes ago

Pse inteligjenca nuk sjell gjithmonë para? Mësimi i lashtë hebraik për rëndësinë e veprimit

Mund të keni diploma, njohuri të jashtëzakonshme dhe aftësi që të tjerët i admirojnë, por prapëseprapë të mos arrini sukses…

16 minutes ago

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

8 hours ago