Familja është baza themelore e çdo shoqërie, është shtylla kryesore ku ne formësohemi, ku marrim dashurinë dhe ngrohtësinë e nevojshme dhe ku gjithmonë mbështetemi dhe gjejmë përkrahje për të përballuar sfida dhe vështirësi nga më të ndryshmet. Por çdo familje shpeshherë ka problemet e veta ekonomike me të cilat përballen të gjithë pjesëtarët.
Këto probleme i detyrojnë prindërit që të punojnë më shumë dhe që të mos kujdesen për fëmijët, prandaj kjo detyrë i mbetet fëmijëve më të mëdhenj që të përkujdeset për vëllezërit apo motrat më të vegjël. E tillë ishte dhe historia e Vikit që u trajtua mbrëmjen e sotme në programin “Dua të të bëj të lumtur”.
None found
Viki ishte vajza e madhe e familjes dhe për shkak të problemeve ekonomike prindërit e saj ishin detyruar të punonim me orë të zgjatura. Për këtë arsye ajo ishte përkujdesur për motrën dhe vëllain duke sakrifikuar gjithçka. Viki për të ndihmuar familjen e saj kishte punuar që në moshë të re, madje ishte detyruar edhe që të shiste edhe gjakun e saj.
Familja e Vikit rrëfeu në studio të gjitha vështirësitë që ata kishin kaluar, kalvarin e vuajtjeve të Vikit dhe sakrificat që ajo vazhdonte akoma të bënte për ta. Ata kishin zgjedhur studion e programit “Dua të të bëj të lumtur” për të falenderuar Vikin, por edhe për t’i kërkuar që të ndërtojë jetën e saj.
“Ne të falenderojmë shumë, sepse ti ke qenë ajo që është kujdesur për të gjithë, por dua të të kërkojmë që të nisësh jetën tënde sepse ne falë teje ja kemi dalë.”
E ftuar surprizë për Vikin ishte idhulli i saj, këngëtarja tepër e njohur dhe e dashur për publikun shqiptar, Era Rusi e cila i’u drejtua me këto fjalë: “Unë kam ardhur të të falenderoj ty, sepse jam shumë krenare për ty, sepse ti je një vajzë tepër e dashur, shumë punëtore. Ti je me të vërtetë një shembull për të gjithë ne!”
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…