Kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, dhe zv ministre e Shendetesise, Mira Rakacolli ka folur në lidhje em shifrat e larta të të infektuarve të ditëve të fundit.
Ajo ka sqaruar në Wake Up se shifrat e larta të ditëve të fundit ishin të pritshme që në momentin që u vendos për hapjen e vendit.
“Çdo program hapje shoqërohet me rritje, kudo është ky fenomen, ne e prisnim , kemi menduar dhe një maksimum numrash në rast hapjesh dhe se deri ku mund të përballohen. Dhe këto që kemi aktualisht janë të përballueshme. Momenti që u bë hapja ishte tërësisht e arsyeshme kjo gjë”, tha ajo.
Por Rakacolli flet dhe për një neglizhencë dhe ulje të vigjilencës nga qytetarët:
“Vërtet u tha se do hapen të gjitha, bizneset etj me radhë, por të gjitha këto duhet me protokolle, me maska, distancim etj me radhë dhe të gjitha këto nuk janë zbatuar fatkeqësisht , sepse po vëmë re se njerëzit po sillen sikur të kishte mbaruar pandemia”.
Pyetjet se a po shkojmë drejt një imunizimi të popullatës, Rakacolli iu përgjigj: Do duhet që 60-70 përqind e popullsisë ta ketë kaluar minimalisht sëmundjen që të flasim për diçka të tillë. Por duhet të mbrohemi derisa të dalë vaksina.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, u takua me banorët e njësisë nr.1 në Tiranë, ku në fokus…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, do të zhvillojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut…
Rreth orës 14:10, në aksin rrugor Lezhë–Shkodër, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjadrit, automjeti me drejtues shtetasin malazez A.…
Herri Kejn, po tregon se është i pandalshëm në sezonin aktual, duke numëruar tashmë një shifër mbresëlënëse prej 18 golash…
Pasditen e sotme rreth orës 14:35, të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në qytetin e Kukësit, ku për pasojë…
Një ditë para protestës së opozitës, në ambientet e jashtme të godinës së Kryeministrisë ka nisur vendosja e mburojave metalike…