Categories: Uncategorized

Shahini merr vendimin, a do të anulohen tarifat e studentëve për këtë vit akademik?

Ministria e Arsimit ka bërë një njoftim në lidhje me anulimin e tarifave të studentëve për vitin akademik 2019-2020.

Studentët që protestuan disa ditë më parë pranë zyrave të ministrisë ia kanë arritur qëllimit.

Të lidhura

None found

Për shkak të pandemise Covid-19, mësimi u pezullua dhe u zhvillua online. Vetë vështirësistë e hasura gjatë këtij provesi, nxitën të rinjtë të protestonin dhe të kërkonin që të anulohen tarifat për këtë vit akademik.

“Shqetësimin e studentëve e mirëkuptojmë duke marrë parasysh që jo çdo lëndë është zhvilluar në të njëjtin nivel qëkur mësimi ka kaluar online. Ankesat e disa studentëve që na kanë ardhur në ministri për departamente apo lëndë të caktuara, ne i kemi dërguar menjëherë në universitete duke u kërkuar që të marrin masa për akomodimin e tyre dhe kthyer ata nëpër auditorë, gjithmonë në respektim të rregullave të distancimit fizik dhe kushteve higjieno-sanitare me qëllim realizimin e konsultimeve të nevojshme para provimeve“, tha ministria.

NJOFTIMI I PLOTE

Përgjigjja për shkresën “Mbi anulimin e tarifave për vitin akademik 2019-2020”:

Të nderuar,

Pas një proteste para Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë (MASR) më datë 17.06.2020, u pranua dhe u protokollua letra e pa firmosur me titull: “Mbi anulimin e tarifave për vitin akademik 2019-2020.”

MASR është gjithmonë në mbështetje të studentëve dhe angazhohet plotësisht në funksion të përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së arsimit të lartë. Kjo është dëshmuar qartë edhe me politikën e “Paktit për Universitetin”, një prej sipërmarrjeve më domethënëse të MASR si në aspektin financiar, shkencor dhe administrativ – e përkthyer ndryshe – një prej dëshmive më të mira të qasjes dhe mbështetjes së zërit dhe përmirësimit të jetës studentore, përfitues direkt të së cilit është edhe grupi i studentëve që protestoi më datë 17 qershor.

Përkundër dëmeve dhe kostove të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia COVID-19, MASR duke e konsideruar si një politikë të rëndësishme me fokus kryesor studentët, ka vazhduar “Paktin për Universitetin” duke ndjekur këtë vit alokimin e fondeve pranë Institucioneve të Arsimit të Lartë (IAL-ve) për subvencionimin e përgjysmimit të tarifave dhe bursat për ekselentët (për mbi 90% të studentëve); duke negociuar me bashkitë për çështjen e pagesës së konvikteve; si dhe duke kontribuar në vendimin për shtyrjen e qerasë së studentëve gjatë periudhës së pandemisë.

MASR ka shlyer që në janar detyrimet financiare ndaj të gjithë IAL-ve nga buxheti i shtetit. Viti 2020-të është edhe viti më i mirë deri tani për sa i përket kontributit të buxhetit të shtetit në subvencionimin e kostos së studentit, përqindja e së cilit është në fashën 75-98% në IAL-të publike.

Shqetësimin e studentëve e mirëkuptojmë duke marrë parasysh që jo çdo lëndë është zhvilluar në të njëjtin nivel qëkur mësimi ka kaluar online. Ankesat e disa studentëve që na kanë ardhur në ministri për departamente apo lëndë të caktuara, ne i kemi dërguar menjëherë në universitete duke u kërkuar që të marrin masa për akomodimin e tyre dhe kthyer ata nëpër auditorë, gjithmonë në respektim të rregullave të distancimit fizik dhe kushteve higjieno-sanitare me qëllim realizimin e konsultimeve të nevojshme para provimeve.

Theksojmë se ky është një proces që duhet të ndodhë në çdo IAL. Studentët duhet të çojnë atje ankesat për lëndë specifike në mënyrë që universiteti të akomodojë ata studentë që kanë hasur vështirësi me mësimin online duke u ofruar leksione shtesë.

MASR vijon të jetë mbështetësja më besnike e studentëve dhe sa më shumë që të konkretizohet angazhimi i tyre në universitet dhe për universitetin, aq më shumë do të rriten gjasat në përmirësimin e mëtejshëm të gjendjes në universitet.

Rruga e Durrësit, nr. 23, mirëpret studentët në çdo kohë: qoftë si vizitorë, si praktikantë apo si protestues, dhe i garantojmë se janë gjithmonë të mirëseardhur. Por, ndryshimi që studentët dhe MASR duan ta shohin në universitet, do të ndodhë vetëm kur angazhimi i studentëve për ndryshim të fillojë të përqendrohet më shumë në universitet se sa para MASR.

të fundit

Bërvenicë, KSHZ: Deri në orën 11:00 votuan 2.245 persona, pjesëmarrja 13%

Sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, deri në orën 11:00 në zgjedhjet për kryetar të Komunës së Bërvenicës…

3 minutes ago

Arlinda Zekaj appeals to judge over protection order as another letter from her is published

Një tjetër letër e Arlinda Zekajt drejtuar institucioneve të vendit, është publikuar gjatë së dielës, kur janë bërë një javë…

8 minutes ago

Hoti accuses the government of legal violations: The draft budget for 2027 was not submitted on time

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

8 minutes ago

Flames engulf hotel in Ponte di Legno, 40 guests evacuated and 16 taken to hospital

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë gjatë natës një hotel në qendrën e zonës turistike malore të Ponte…

9 minutes ago

Shkencëtarja e Kembrixhit mes 69 viktimave të përplasjes tragjike hekurudhore në Spanjë

Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…

9 minutes ago

Made the double-headed eagle with their hands, 4 Albanian students arrested in Montenegro

Ditën e djeshme rreth orës 17:30, katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të…

9 minutes ago