Categories: Uncategorized

Selahi: Do bëhem Cana i kombëtares, ëndërroj Real Madridin

Lindon Selahi është një nga të rinjtë, që këtë sezon e kanë bërë trajnerin e kombëtares Edi Reja të kthejë kokën dhe t’i ftojë në kombëtaren kuqezi.

21-vjeçari këtë edicion është aktivizuar në Holandë me Tuenten, ku ka arritur të jetë titullar stabël dhe të tregojë aftësitë e një lojtari, i cili mund të shkojë më lart. Në një lidhje me “Super Sport” në emisionin “Fan Zone”, mesfushori tregon rreth stërvitjes në karantinë, ëndrrave dhe kombëtares kuqezi.

Të lidhura

None found

STËRVITJA- Kemi një javë që e nisëm stërvitjen dhe jam shumë i gëzuar për këtë, pasi kam ndenjur 1 muaj në shtëpi, ku jam stërvitur gjithashtu, por nuk është njësoj. Kemi filluar stërvitjen dhe jemi 6 lojtarë në fushë. Ndahemi në disa grupe për një muaj dhe pastaj do marrim pushimet.

SEZONI- Unë jam shumë i gëzuar, pasi ishte sezoni i parë si profesionit, kam nisur shumë ndeshje si titullar, ku kam shënuar edhe 2 gola.

ËNDRRA- Skuadra e ëndrrave është Real Madridi, për momentin jam te Tëente ku kam edhe kontratë, më pas do shikojmë, pasi nuk dimë as kur do hapet merkato.

DEBUTIMI KUQEZI- Kam pasur ëndërr që i vogël dhe ia arrita. Në atë kohë e kisha mendjen te familja, pasi më kanë ndihmuar shumë. Ishte diçka e veçantë, pasi luajta me flamurin që kam në zemër.Unë nuk jam maqedonas, por shqiptar dhe doja të luaj për Shqipërinë. Kur kam ardhur për herë të parë në Kombëtare, isha shumë i afruar me Taulant Seferin, meqë është nga Kumanova, por me të gjithë jam ndjerë mirë.

POZICIONI I PREFERUAR NË KOMBËTARE- Në 3-5-2 pëlqej të luaj në qendër të mesfushës, ndërsa fanellën me të cilën debutova te kombëtarja e kam në shtëpi dhe e ruaj.

E ARDHMJA E SHQIPËRISË- Kemi një skuadër me shumë talente, që luajnë në kampionate të forta. Në Ligën e Kombeve kemi një grup ku mund të kalojmë, por duhet të japim maksimumin. Tani me ekipin tim kam luajtur më shumë. Me Moldavinë kisha menduar se do luaja më shumë, por vendosi trajneri dhe unë jam lojtar, duhet të jap maksimumin në fushë.

SHEMBUJT- Në Europë kam si shembull Kristiano Ronaldon, ndërsa te Shqipëria kam Canën, pasi ka qenë një lojtar shumë i mirë. E kam ëndërr të bëhem si Cana te kombëtarja, ai është një ikonë te Shqipëria.

NUMRI- Te Kombëtarja nuk e doja numrin 11, por ma dhanë. Dua numrin 18, pasi atë e pëlqej më së shumti.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago