Juventusi ka konfirmuar ditën e sotme se ylli i skuadrës, Cristiano Ronaldo nuk do të kthehet në Torino, ai do të qëndrojë në vendlindjen e tij në Madeira.
“Cristiano Ronaldo nuk është stërvitur dhe mbetet në Madeira duke pritur që ngjarjet të vazhdojnë me urgjencën aktuale shëndetësore”, njoftoi Juventus në një deklaratë pas seancës stërvitore të skuadrës të mërkurën.
None found
Lajmi vjen pas konfirmimit se mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani ka testuar pozitiv për koronavirus.
Ronaldo kishte udhëtuar në Madeira më 9 mars për herë të dytë në ditët e fundit për të vizituar nënën e tij, Dolores Aveiro, e cila pësoi një sulm në fillim të këtij muaji, pas përplasjes së Juventusit me Interin të dielën, e cila u luajt pas dyerve të mbyllura. Ylli i Juventusit kishte udhëtuar gjithashtu në shtëpi për të festuar ditëlindjen e motrës së tij.
Menjëherë pas kësaj, Komiteti Olimpik Kombëtar Italian (CONI) vendosi të pezullojë të gjitha sportet në nivel kombëtar në Itali, përfshirë Serinë A, mes krizës shëndetësore të përkeqësuar të shkaktuar nga koronavirusi.
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…
Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…
Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…
Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…