Pas shqetësimeve të fundit të ngritura lidhur me rritjen e çmimeve të disa produkteve farmaceutike, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se ka ushtruar kontrolle pranë farmacive dhe depove farmaceutike në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të datës 28 dhe 29 shkurt, strukturat e hetimit tatimor, gjatë monitorimit në terren kanë kryer në total 98 verifikime ku janë konstatuar 25 shkelje.
None found
-8 Mallra pa faturë tatimore;
-4 raste për moslëshim kuponi tatimor;
-2 raste për mosafishim liste çmimi për biznes të vogël;
-1 rast për mosafishim liste çmimi për biznes të madh;
-2 raste për referim hetimi.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në ditët në vazhdim do të vijojë me kontrollet dhe do të jetë gjithmonë në krah të biznesit të ndershëm, duke treguar zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjit, përfundon njoftimi I tatimeve.
Pas përhapjes së koronavirusit në shtetin fqinj Itali gjatë javës së kaluar, frika u shtua dhe në Shqipëri për infektimin nga virusi I ri. Shitjet e anti-bakterialeve për duart dhe të maskave u rritën ndjeshëm në farmacitë vendase, si rrjedhojë e shtimit të kërkesës. Kjo çoi dhe në një shtrenjtim të tyre, deri në 1,000 lekë, një dukuri në fakt që u konstatua dhe në Itali e Kosovë. Në Kosovë ndërhyri Autoriteti I Konkurrencës./Monitor/
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se pavarësisht vlerësimit të tij [...]Read More...
Aktivistja Arvina Lleshi ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e 100-të, e cila do të zhvillohet më 8…
Një zjarr i madh që ka përfshirë zonën pyjore pranë fshatit Miletinë në komunën e Bërvenicës, paraqet rrezik për përhapjen…
Aleanca për Shqiptarët ka reaguar për rritjen e çmimeve të transportit ndërurban, që sipas tyre është një goditje e drejtpërdrejtë…
Nuk është gjithmonë shenjë ftohjeje apo distance: ndonjëherë partneri thjesht po kërkon rehati, freski dhe pak hapësirë për të fjetur…
Protesta në ditën e 96-të të saj ka vazhduar edhe sot me thirrjet e zakonshme. Me ardhjen e muajit shtator…