Categories: Uncategorized

“Rrezik të na marrin fushën për të bërë pallat”, Refik Halili ngre alarmin për Selman Stërmasin

Presidenti i Tiranës Refik Halili deklaroi për herë të parë se rrezikohet që terreni i kompleksit “Selman Stërmasit” të shfrytëzohet për ndërtim pallati nga pronarët e ndryshëm të truallit.
halili

Në studion e emisionit “Proçesi Sportiv” në “Top Channel”, kreu i kampionëve në fuqi të Shqipërisë tregoi se një pronar i truallit te stadiumi “Selman Stërmasi” bisedoi me të për ndërtimin e një pallati në terrenin ku luajnë kampionët e Shqipërisë. Ai ngriti shqetësimin që ky terren sportiv i klubit bardheblu të mos prishet, por të përmirësohet në të ardhmen.

Të lidhura

None found

“Terrenet sportive këtu tek ne po zhduken. Duhet të pasur kudjes që nëpërmjet jush të na ndihmojnë të ruajmë këto që kanë mbetur. Se kam dëgjuar te kompleksi jonë, po flasim për ‘Selman Stërmasin’, më tha dikush dje se po i ndiqte hap pas hapi, se aty ka dhe pronarë trualli në të gjithë atë sipërfaqe. Është e vetmja që ka mbetur. Dëgjova dje një pronar nga Kanadaja, më tha: ‘Ridi, si ka mundësi se më kanë marrë për ndërtim pallati dhe ne nxjerrim lejen para zgjedhjeve’. Përfitoj nga rasti që duhet ta ngremë të gjithë zërin dhe nuk duhet të lejojmë që ato ambjente sportive të mos na i ngacmojë kush.Unë shpresoj që ajo të ngelet fushë, por jo si ka qenë 30 vite. Në një emision shumë të afërt do t’ju sjell dokumentat. E rëndësishme është që sipër të mbetet sport, mund ta zhvillosh poshtë, ta bësh diçka dhe sipër, të bëhet më shumë se fusha që ka sot, të shtohen dhe fusha të tjera. Shpresoj që mos të ndryshojë”, deklaroi presidenti i Tiranës Refik Halili.

të fundit

Nga Superga te Calciopoli: kapitujt më të errët të gjashtë klubeve të mëdha evropiane

Historia e futbollit evropian nuk është e ndërtuar vetëm mbi trofe, suksese dhe momente të paharrueshme. Disa prej klubeve më…

2 hours ago

The fractured relationship is heading toward an end”/ Ilir Kulla: Veliaj was transferred to Fier after clashing with Rama over the municipality’s signature

Analisti Ilir Kulla ka komentuar transferimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në burgun e Fierit, duke e lidhur këtë…

3 hours ago

Kosovo-Germany, focus on digitizing administration and simplifying procedures

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

3 hours ago

Faruk Muqolli declares €100,000 in cash, inherited land and two vehicles: the assets of the police officer linked to the Arlinda Zekaj case

Shefi në Departamentin për Operacione në Policinë e Kosovës, Faruk Muqolli, ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit pasurinë…

3 hours ago

Kosovë-Gjermani, fokus te digjitalizimi i administratës dhe lehtësimi i procedurave

Kosova dhe Gjermania kanë diskutuar për progresin dhe prioritetet në zvogëlimin e barrës administrative dhe transformimin digjital të administratës publike,…

3 hours ago

VIDEO/ Alen Vukaj, talenti 18-vjeçar shqiptar që po spikat te Interi dhe tërheq vëmendjen e UEFA-s

Alen VukajPërmes një videoje të radhës në rrjetet sociale, UEFA Youth League ka ndarë disa momente nga paraqitjet spektakolare që…

3 hours ago