Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet në lidhje me çështjen e dhunimit të 3-vjeçarit, nga njerku i tij, Alfred Kazanxhi.
Ngjarja bëri bujë në muajin prill të këtij viti ku Kazanxhiu u arrestua dhe aktualisht ndodhet nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Ai akuzohet se ka dhunuar dhe keqtrajtuar fëmijën 3 vjeçar të bashkëjetueses.
None found
Kujtomë se i mituri kishte marrë fraktura të shumta dhe brinjë të thyera. Kazanxhi e ka dhunuar fëmijën në kohën që nëna e tij kishte shkuar për të bërë pazar.
E ëma e 3-vjeçarit u procedua në gjendje të lirë. Alfred Kazanxhi ka mohuar akuzat për dhunë ndaj 3 vjeçarit, duke u shprehur në gjykatë se i mituri kishte rënë nga divani, por gjykatësi nuk e ka marrë parasysh deklaratën e tij, duke e lënë në burg.
Pritet seanca paraprake në Gjykatën Penale të Tiranës, e cila do të vendosë për kalimin në gjykim të dosjes me të pandehurin Kazanxhi.
Fëmija u shtrua në spital me fraktura të shumta në trup dhe brinjë të thyer, ndërsa fatmirësisht i shpëtoi dhunës së njerkut.
Rasti u denoncua në rrjetet sociale nga një grua, e cila pretendoi se gruaja e të vëllait Alba Kapaj Hoxha, bashkë me të dashurin e saj, Alfred Kazanxhi, i kanë dhunuar nipin 3-vjeçar (djalin e Albës). Menjëherë pas publikimit të rastit u arrestua 35-vjeçari.
Shkrimtarja Rita Petro ka reaguar publikisht për futjen e Mimoza Ahmetit në programin televiziv “Ferma VIP”, duke e cilësuar atë…
Irani kërkon njohjen e sovranitetit mbi Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme të transportit të naftës në…
Sot (e diel) janë bërë 100 ditë nga qëndrimi i banorëve të edicionit të pestë të Big Brother. Ata i…
Ernest Muçi nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Silvinjo, për miqësoren e mbetur me Ukrainën. Mesfushori me tipare…
Kosova do të presë Turqinë të martën, më 31 mars prej orës 20:45. Kjo ndeshje është e vlefshme për finalen…
Mojtaba Khamenei ka shprehur mirënjohje ndaj popullit irakian dhe udhëheqjes fetare të vendit për mbështetjen e tyre ndaj Teheranit “përballë…