Categories: sport

Lewandowski drejt Chicago Fire, marrëveshja e mbyllur dhe zyrtarizimi pranë

Teksa vëmendja e botës së futbollit është përqendruar te ngjarjet e Kupës së Botës, nga merkato e verës ka ardhur një lajm i bujshëm i zbuluar nga specialisti i njohur i transferimeve, Fabrizio Romano.

Sipas tij, Robert Lewandowski do t’i japë fund aventurës së tij në futbollin evropian për ta vijuar karrierën përtej Atlantikut.

Të lidhura

None found

Romano ka përdorur shprehjen e tij karakteristike “Ja ku jemi”, një sinjal i qartë se marrëveshja është përfunduar dhe tashmë pritet vetëm konfirmimi zyrtar nga klubet.

Destinacioni i ri i sulmuesit polak do të jetë Chicago Fire në MLS. Po sipas informacioneve të Romano-s, Lewandowski ka qenë fshehurazi në Çikago dy javë më parë, ku ka parë nga afër ambientet e klubit.

Gjatë kësaj vizite, ai ka mbetur i kënaqur si nga projekti i paraqitur, ashtu edhe nga vetë qyteti, duke miratuar kështu përmbylljen e transferimit.

Firmosja zyrtare e kontratës pritet të bëhet në fillim të kësaj jave, moment që do të shënojë edhe nisjen e një etape të re në karrierën e tij të pasur.

Pasi ka lënë gjurmë në Bundesligë me Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, si edhe ka kaluar sezone në La Liga me Barcelonën, Lewandowski tani zhvendoset në SHBA si një prej emrave më të mëdhenj që i shtohen MLS-së.

Kalimi i tij te Chicago Fire merr rëndësi të veçantë edhe për shkak të pranisë së madhe të komunitetit polak në qytet, faktor që pritet ta kthejë menjëherë në një figurë shumë të pëlqyer nga tifozët dhe të sjellë stadiume të mbushura që në ndeshjet e para.

Kjo lëvizje vlerësohet si një nga transferimet më të rëndësishme në historinë e Chicago Fire, si edhe një tjetër tregues i qartë i rritjes së vazhdueshme të MLS-së në afrimin e yjeve të futbollit botëror.

https://x.com/FabrizioRomano/status/2071285448727462392

të fundit

Këmbimi valutor 16 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të enjte, një dollar amerikan, blihet për 81.6 lekë dhe shitet për 82.6 lekë. Euro, blihet me 89.8 lekë…

8 minutes ago

Komisioni Evropian nën një sulm masiv kibernetik, cenohen sistemi i pagave dhe të dhënat e stafit

Një sulm i madh kibernetik ka goditur sistemet e Komisionit Evropian, duke shkaktuar ndërprerje të shërbimeve dhe ngritur shqetësime për…

12 minutes ago

Protestë e Sindikatës së Re të Punëtorëve të KEK-ut para Drejtorisë së korporatës

Sindikata e Re e Punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të mbajë sot protestë para Drejtorisë së KEK-ut,…

16 minutes ago

Protestë në Prishtinë e KOMF-it dhe Rrjetit të Grave të Kosovës kundër alokimeve buxhetore për shërbimet sociale

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) dhe Rrjeti i Grave të Kosovës do të mbajnë sot protestë në…

26 minutes ago

Paneli përzgjedhës fillon shqyrtimin e kandidaturave për Avokat të Popullit, intervistat zhvillohen në Kuvend

Paneli përzgjedhës për pozitën e Avokatit të Popullit do të mblidhet sot në Kuvendin e Kosovës për të shqyrtuar aplikacionet…

26 minutes ago