Dy ditë më parë, policia konfirmoi vdekjen e Jan Prengës por ende nuk dihet se ku mund të jetë trupi i tij. Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, u raportua sejanë parë qese të zeza, e lopata të cilat dyshohet të jenë përdorur për të fshirë ccdo gjurmë të 49 vjeccarit.
Prokuroria gjithashtu ka vendosur nën sekuestro preventive resortin Golden në Shijak, që është në pronësi të familjes Hajri, dhe ku dyshohet se u vra Jak Prenga.
None found
Resorti “Golden” do t’i nënshtrohet një kontrolli të rreptë në lidhje me të gjithë aktivitetin e zhvilluar ndër vite, duke filluar që nga të ardhurat për ndërtimin, pagesat e taksave dhe deklarimet.
Kujtojmë se deri më tani, policia ka arrestuar Leonard Hajri 36 vjeç, (i dënuar më parë) babai i tij Bajram Hajri 64 vjeç, kushëriri Elton Hajri 32 vjeç, Festim Bexhdili që u arrestua mbrëmjen e djeshme dhe shoku i tyre Olsi Turja 36 vjeç, të gjithë banues në Shijak.
Lidhur me ngjarjen dyshohen si porositës për pengmarrjen katër persona:
M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.
G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.
K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.
D.R., nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri.
Policia po kryen kërkime për gjetjen e trupit të Prengës në zonën e lumit Erzen, por nuk përjashtohet as mundësia që ai të jetë hedhur në det, në vijën bregdetare të Kavajës.
Çmimet e naftës në Francë kanë shënuar ulje pas vendimit të qeverisë për të liruar 10 milionë fuçi nga rezervat…
Skënderbeu - VllazniaNga Drejtoria Teknike e FSHF-së, mbrojtësi grek i ekipit korçar, Georgios Lagonidis, u vlerësua me çmimin “Lojtari i…
Juventusi ka kaluar në epërsi ndaj Napolit, në kuadër të xhiros së 10-të në Serie A.“Zonja e Vjetër” e mori…
Ish-futbollisti profesionist islandez, Rurik Gislason, ka zbuluar një nga periudhat më të dhimbshme të jetës së tij, duke treguar se…
Atdhe MazariAtdhe Mazari rezultoi protagonist te Elbasani në sfidën ndaj Laçit, ku ishte autor i dy golave në fitoren me përmbysje…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas ngjarjes tragjike që ndodhi sot në fshatin Demiraj të Gjilanit, ku humbën jetën dy...…