Categories: Uncategorized

Rekordi i Ali Ahmetit dhe BDI-së: Fitore në shtatë palë zgjedhje në Maqedoni dhe dhe 16 procese zgjedhore

Të mërkurën (15 korrik 2020) në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që ishin caktuar të mbahen në muajin nëntor.

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, kërkoi votime të parakohshme pasi Këshilli Evropian nuk ia dha dritën e gjelbër Maqedonisë së Veriut për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan Klan Kosova.

Të lidhura

None found

Pas rezultateve preliminare, Zoran Zaev (njëherësh kryetar i LSDM-së), ka thënë se partia që ai e drejton është duke fituar në këto zgjedhje.

“Jemi në epërsi prej 3 deputetëve ndaj VMRO-DPMN. Fituam dhe po fitojmë. Vendosëm për një të nesërme më të mirë. Kishim zgjedhje me standarde evropiane, siç i shkon për shtati një vendi anëtar të NATO-s”.

“Tash fokusin me ia dhënë për koalicionin…Koncepti një shoqëri për të gjithë, e mundi patriotizmin e rrejshëm. Pason zhvillimi ekonomik dhe rritja e pagave për qytetarët për të gjithë. Pasojnë bisedimet për anëtarësim në BE dhe pason drejtësia”.

“Kjo do të jetë Qeveri e qytetarëve jo e partive politike. Nuk di nëse do të bëjmë koalicion me BDI-në. Po i presim rezultatet përfundimtare ta dimë se ku jemi, pastaj flasim”.

Mirëpo kush është kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili po konsiderohet si fitues i votave shqiptare në vendin fqinj?

Ali Ahmeti që i hyri politikës në vitin 2002 me krijimin e partisë që e drejton sot e asaj dite ka fituar shumicën e votave të shqiptarëve që jetojnë në Maqedoninë fqinje.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2002, BDI fitoi 12.1% të votave popullore (70% të votave shqiptare) dhe 16 nga 120 vende në Kuvend.

Nga 2002 deri 2006 ishte pjesë e koalicionit qeverisës së bashku me Bashkimin Socialdemokratik të Maqedonisë (LSDM) dhe Partinë Liberal Demokratike.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2006, BDI formoi koalicion me Partinë për Prosperitet Demokratik dhe Lidhjen Demokratike të Boshnjakëve. Ky koalicion mori 12.2% të votave dhe 16 vende në Kuvend.

Megjithëse BDI fitoi numrin më të madh të vendeve në Kuvend midis partive etnike shqiptare (13); partneri i saj maqedonas i koalicionit humbi zgjedhjet, pasi Nikolla Gruevski nuk arriti t’i marrë shumicën e votave për të marrë pjesë në qeverinë e re. Vendin e saj e zuri partia e dytë më e madhe politike shqiptare, Partia Demokratike e Shqiptarëve.

Sidoqoftë, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të vitit 2008, BDI u kthye në qeveri në koalicion me VMRO-ДПМНЕ.

Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2011, BDI mori 10.2% të votave të përgjithshme, duke fituar 15 vende në Kuvend.

Edhe gjatë këtyre zgjedhjeve, Ahmeti ka deklaruar se partia e tij është fituese absolute e votave shqiptare.

Para turmës së mbështetësve dhe mediave, ai tha se kanë marrë mbi 100 mijë vota si dhe kanë siguruar 12 deputetë në Kuvendin e ri maqedonas.

“Jemi fitues absolut të zgjedhjeve. Kemi siguruar 100 mijë vota dhe 12 vende në Kuvend dhe jemi në rrugë të mirë për mandatin e 13-të. Edhe njëherë do të doja nga zemra t’ju falënderoj”.

të fundit

Parashikimi i motit për sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot do të jetë me diell dhe të nxehtë, me temperatura deri në 38 gradë celsius.Temperaturat minimale të mëngjesit…

7 minutes ago

SHBA nxjerr dokumentin me 14 pika të firmosur në Uashington nga Izraeli dhe Libani, zbulohen pikat kyçe për grupet e armatosura dhe sigurinë në rajon

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar tekstin e marrëveshjes kornizë trepalëshe mes Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Libanit, e cila…

7 minutes ago

John Bolton pranon fajin për mbajtje të paligjshme të materialeve të klasifikuara, rrezikon deri në pesë vjet burg dhe 2.25 milionë dollarë gjobë

John Bolton, ish-këshilltar i sigurisë kombëtare në SHBA, është shpallur fajtor për posedim të paligjshëm të informacionit të klasifikuar, i…

8 minutes ago

Rama publikon pamje nga Muzeu i Lundrimit në Shkodër: Projekti pritet të kthehet në një pikë të re kulture dhe turizmi

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga Muzeu i Lundrimit, i cili po merr formë në hyrje…

19 minutes ago

Egnatia luan sot testin e fundit miqësor, përballë rumunëve të FC Botosanit para Champions League

EgnatiaEgnatia do të zhvillojë ditën e sotme miqësoren e tretë dhe të fundit në kuadër të përgatitjeve për sezonin e…

30 minutes ago

Përcaktohen edhe pesë duele të fazës së 1/16-tës në Kupën e Botës, me dy përballje që spikasin mbi të tjerat

Me ndeshjet e zhvilluara të premten mbrëma dhe mëngjesin e sotëm (e shtunë), Kupës së Botës i janë bashkuar edhe…

32 minutes ago