Categories: Uncategorized

Raporti i KE për Shqipërinë, Komisioneri për Zgjerimin: Shpresoj vendim pozitiv në maj

Komisioni Europian raportoi sot mbi përparimin e bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, duke rekomanduar celjen e negocitave me dy vendet.

BE zyrtarisht jep detaje lidhur me prezantimin e bere sot nga Komisioni, duke vecuar pjese nga fjala e Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Olivér Várhelyi.

Të lidhura

None found

“Komisioni i mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë shpresoj që Shtetet Anëtare do të marrin një vendim pozitiv përpara Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj”- theksoi ai

DEKLARATA E BE

Sot, Komisioni prezantoi përditësime mbi përparimin e bërë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në adresimin e mëtejshëm të reformave të lidhura me shtetin ligjor, veçanërisht në fushat e përcaktuara nga Këshilli në qershor 2018. Të dy vendet kanë dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme dhe për këtë arsye rekomandimi i Komisionit për hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mbetet i vlefshëm.

Pas prezantimit të raporteve Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim Olivér Várhelyi komentoi: “Pas miratimit në shkurt të metodologjisë së rishikuar për procesin e pranimit, ne sot po prezantojmë përditësimet tona për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ato tregojnë se vendet e kanë rritur punën e tyre dhe kanë dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018. Komisioni i mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë shpresoj që Shtetet Anëtare do të marrin një vendim pozitiv përpara Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj.”

2020 – puna për një qasje me tri drejtime

Ballkani Perëndimor është një përparësi për Komisionin, i cili po ndjek një përqasje me tri drejtime në vitin 2020. Më 5 shkurt, Komisioni ka parashtruar propozimin e tij për ta çuar përpara procesin e pranimit në BE duke e bërë atë më të besueshëm, më dinamik, më të parashikueshëm dhe duke i dhënë atij një drejtim politik më të fortë. Paralelisht, Komisioni i mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pasi që të dy vendet vazhdojnë të zbatojnë reformat. Së treti, në përgatitje për Samitin BE-Ballkani Perëndimor në Zagreb, më 6 dhe 7 maj, Komisioni do të paraqesë një plan zhvillimi ekonomik dhe investimesh për rajonin.

Në përditësimet e ditës së sotme, Komisioni përshkruan në mënyrë faktike dhe objektive progresin e dy vendeve nga qershori 2018 deri më sot në fushat e theksuara nga Këshilli.

Në rastin e Shqipërisë, përditësimi përshkruan progresin për zbatimin e reformës në drejtësi dhe procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, historikun e demonstruar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke përfshirë edhe kur bëhet fjalë për kultivimin e kanabisit dhe trafikun e drogave të forta. Ai gjithashtu vë në dukje çështje të tjera të rëndësishme, të tilla si marrëveshja për të ardhmen e reformës zgjedhore dhe përpjekjet për të adresuar kërkesat e pabazuara për azil.

Në rastin e Maqedonisë së Veriut, përditësimi përfshin hapa të konsiderueshëm të ndërmarrë për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, përfshirë miratimin e fundit të ligjit të rishikuar për Zyrën e Prokurorit Publik. Ai tregon një historik të përmirësuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe përparim në reformën e shërbimeve të inteligjencës dhe administratës publike.

Të dhëna

Në prill 2018, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në qershor 2018, Këshilli njohu progresin dhe përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të pranimit, në varësi të përparimit të bërë në disa fusha kryesore.

Pas rekomandimeve të mëtejshme pozitive nga Komisioni në maj 2019, Këshilli e shtyu vendimin e tij për në qershor dhe më pas tetor 2019, para se të vendoste t’i kthehej çështjes së zgjerimit përpara Samitit të Zagrebit në maj 2020.

Në mars 2020, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme pritet të diskutojë të ardhmen e politikës së zgjerimit, bazuar në metodologjinë e rishikuar, si dhe përparimin e bërë nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, me qëllim hapjen e bisedimeve të pranimit. Komisioni Evropian do të paraqesë brenda disa muajve një vlerësim më të hollësishëm të gjendjes së përgjithshme të të gjithë partnerëve të zgjerimit në paketën e tij vjetore të zgjerimit.

të fundit

Murati seeks an explanation from SPAK over the lack of a request to arrest Balluku

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

4 hours ago

Papin kritikon Mbappen: Prezantimi në media i dëmtoi ëndrrën për Topin e Artë

Ish-fituesi i Topit të Artë, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar Kylian Mbappen për mënyrën se si u prezantua në media gjatë…

5 hours ago

Murati kërkon shpjegime nga SPAK për mungesën e një kërkese për arrestimin e Ballukut

Analisti Erl Murati, i ftuar në emisionin “Prime News24”, ka komentuar situatën rreth ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku dhe akuzave ndaj saj,…

5 hours ago

Klodiana Lala: Refusing a second SPAK request for Balluku would raise suspicions about Rama

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Prime News24” në News24, komentoi mundësinë e një kërkese të dytë nga SPAK…

5 hours ago

Charles honors the four marines killed when the HMBS Flamingo sank in the Bahamas

Mbreti Charles III vijoi vizitën e tij në Bahamas me homazhe për katër marinsat bahamianë që humbën jetën në vitin…

5 hours ago

€122 million more for wages and pensions in the 2026 budget

Ndarjet e reja parashohin 102 milionë euro për pagat, përfshirë pagën e 13-të dhe kompensimin retroaktiv të përvojës së punës,…

5 hours ago