Categories: Uncategorized

Komisioneri i Zgjerimit të BE: Nuk ka datë për çeljen e negociatave me Shqipërinë

Komisioneri i Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi pohon se nuk ka një datë për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe as nuk parashikohet se kur mund të ketë një afat se kur do të nisin bisedimet për anëtarësim. Ai thotë se diskutimi i datave na largon nga puna e vërtetë dhe thekson se ky proces është i bazuar në arritje dhe në merita.

Pohimi erdhi sot në një intervistë për Euronews Albania, një ditë pasi ministrat e Jashtëm të BE i propozuan kryeministrave të BE që të hapen negociatat me dy vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, duke shoqëruar propozimin me një seri të gjatë kushtesh, sidomos për Shqipërinë.

Të lidhura

None found

Komisioneri i Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi tha se vendimi dëshmon se dy vendet e kanë të ardhmen në BE.

Pyetje – Komisioner Varhelyi… ju arritët të krijoni unanimitet mes vendeve anëtare për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe ishit në gjendje të realizonit atë marrëveshje kompromisi. Çfarë ndryshon tani për vendet kandidate, a ndryshojnë status, do të kenë monitorim më të madh apo më shumë akses në fonde?

Oliver Varhelyi- Çdo gjë do të ndryshojë për të dyja vendet, sepse duke nisur nga ky moment Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të jenë vende negociuese.

Pyetje – Sidoqoftë është një rrugë e mbushur me kushte, si do ta ndjekë komisioni plotësimin dhe implementimin e kushteve, veçanërisht për Shqipërinë?

Oliver Varhelyi: Njësoj siç e kemi treguar edhe në raportin që kemi bërë publik në fillim të marsit, ne do të vazhdojmë të japim ndihmë të jashtëzakonshme për të asistuar autoritetet shqiptare që të arrijnë rezultatet e duhura për të mundësuar hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Dhe do të vazhdojmë t’u raportojmë vendeve anëtare në lidhje me këto arritje. Kam besim të madh se Shqipëria do të arrijë të përmbushë shumë shpejt çdo gjë që kërkohet për të arritur në hapjen e konferencës ndërqeveritare. Siç edhe mund ta keni vëne re Komisioni ka bërë një deklaratë në lidhje me realizimin e kushteve, duke theksuar se ka pasur zhvillime të mëdha në Shqipëri. Ne shpresojmë në vijueshmërinë e tyre madje edhe në përshpejtimin e këtyre hapave për të pasur konferencën e pare ndërqeveritare.

Pyetje – Cilat do të jenë hapat e ardhshëm? Kur do të prezantohet korniza e negociatave? Kur do të bëhet publik raporti tjetër gjatë muajit maj, qershor apo korrik?

Oliver Varhelyi – Do të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur. Procesi është kështu. Fillimisht duhet të diskutojmë propozimet për kornizat e negociatave të vendosur nga bisedimet e Këshillit. Ne mund ta bëjmë këtë vetëm duke qenë në koordinim me vendin në fjalë. Kështu që fillimisht duhet të ulemi dhe të diskutojmë me autoritet shqiptare. Të prezantojmë idetë tona dhe të përpiqemi të biem dakord për një draft të legjislacionit/kornizave të negociatave, të cilën më pas do t’ia paraqesim këshillit. Ne planifikojmë ta paraqesim atë së bashku me paketën e zgjerimit në qershor. Pas saj vendet anëtare do të fillojnë të diskutojnë në lidhje me të dhe më pas mund të ndiqet nga konferenca e parë ndërqeveritare.

Pyetje – Komisioner Varhelyi, ju jeni shumë i kujdesshëm për të mos dhënë një datë ose të përcaktoni sesi do të shkojë procesi. A mund të na jepni një datë të mundshme optimiste për hapjen e negociatave me Shqipërinë?

Oliver Varhelyi: Diskutimi i datave na largon nga puna e vërtetë. Ky proces është i bazuar në arritje, është i bazuar në merita. Kur të kemi çdo gjë gati konferenca e pare ndërqeveritare do të fillojë. Mendoj se të gjithë jemi të qartë se çfarë duhet bërë, le të fokusohemi aty dhe të bëjmë të pamundurën për ta bërë sa më shpejt. Komisioni është pjesë e saj dhe duam një progres të shpejtë./Euronews

të fundit

AMP ndalon në Tiranë një punonjës policie, dyshohet se ushtroi dhunë ndaj vajzës së mitur

Drejtoria Rajonale Tiranë, ka ndaluar me iniciativë punonjësin e Policisë së Shtetit, E. M, i dyshuar për kryerjen e veprës…

2 minutes ago

Guendouzi beson te Muriqi: Me Fenerbahcen do t’i kalojë 20 golat

Mesfushori i Fenerbahces, Matteo Guendouzi, ka shprehur besim të madh te bashkëlojtari i tij Vedat Muriqi, duke parashikuar se sulmuesi…

8 minutes ago

Ministria e Shëndetësisë: 12 të plagosur në QSUT pas aksidentit në autostradën Tiranë-Durrës, 7 në gjendje të rëndë

Ministria e Shëndetësisë jep detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur në autostradën Tiranë – Durrës “Informacion mbi gjendjen e…

12 minutes ago

Inspektorati shton verifikimet e çmimeve, nën analizë 600 deri në 700 artikuj të shportës së konsumit

Inspektorati Shtetëror i Tregut në periudhën e ardhshme do të zbatojë kontrolle të shtuara në zinxhirët tregtarë, ku do të…

13 minutes ago

Arsenali gati ofertën rekord për Morgan Rogers, që mund të hyjë në historinë e Ligës Premier

Arsenali është gati të bëjë një lëvizje rekord në afatin kalimtar për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Aston Villas,…

20 minutes ago

Tensions at protest near Parliament, 4 police officers injured

Gjatë protestës së organizuar këtë të martë pranë ambienteve të godinës së Parlamentit, në kohën kur zhvillohej seanca plenare, janë…

24 minutes ago