Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, thotë se janë arrestuar tre aktivistët e partisë së tij për shkak të një “aksioni simboli”.
Haradinaj thotë se duke u arrestuar aktivistët që vendosën një arkivol para Qeverisë si protestë kundër heqjes së tarifës ndaj produkteve serbe, Kryeministri Albin Kurti po dëshmon shkeljen flagrante të parimeve të tij të dikurshme.
None found
“Dënoj ashpër aktin e arrestimit të aktivistëve të Aleancës së të Rinjëve të AAK-së, Naim Ramizi, Musa Lekaj, dhe Edonis Kamberi, të cilët ishin duke realizuar një aksion simbolik kundër heqjes së taksës, para objektit të Qeverisë. Trajtimi policor i qytetarëve të ndershëm, vetëm pse ia kujtojnë Kryeministrit Kurti shkeljen flagrante të parimeve të dikurshme, është kundër frymës së Kushtetutës së Kosovës, dhe ligjeve në fuqi”, ka shkruar Haradinaj, transmeton Gazeta Express.
Ish-kryeministri Haradinaj ka kërkuar që menjëherë të lirohen aktivistët e AAK’së.
“I bëjmë thirrje pushtetit dhe institucioneve të rendit, që të lirojë menjëherë aktivistët e arrestuar, dhe të mos ua shkelë të drejtën e garantuar të kundërshtimit paqësor e politik qytetarëve të Republikës së Kosovës”, shkroi Haradinaj.
Kapiteni i Norvegjisë , Martin Odegaard, e ka minimizuar statusin e Anglisë si favorite përpara ndeshjes së shumëpritur çerekfinale të…
Një aksion ndërkombëtar i drejtuar nga Interpoli ka përfunduar me arrestimin e afro 5,800 personave dhe me sekuestrimin e rreth…
E ardhmja e Aurelien Tchouameni te Real Madridi duket se është vendosur përfundimisht. Mes spekulimeve për largimin e tij dhe…
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski për rezultatet e Samitit të…
Në një intervistë të gjatë për të përditshmen italiane Corriere della Sera, kryeministri Edi Rama ka komentuar protestat që prej…
Deklaratat e kryeministrit Edi Rama për një financim prej 4 mln euro për koncertin e Kanye West, kanë tërhequr vëmendjen…