Categories: Uncategorized

“Rama si Enveri”, kush janë ish-sigurimsat që punojnë në polici

Partia Demokratike ka publikuar një liste me disa emra, që sipas saj janë ish-sigurimsa dhe tani shërbejnë në polici.

Ish-deputeti Klevis Balliu, në një dalje për mediat akuzon kryeministrin Edi Rama se i ka kthyer policët në punëtorë partie.

Të lidhura

None found

Sipas Balliut, përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor.

Deklarata e Klevis Ballit

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, policia është urdhëruar të jetë më e dhunshme ndaj qytetarëve dhe të drejtat e tyre janë shkelur në mënyrë të vazhdueshme, sepse Policia e Shtetit sot drejtohet nga Sigurimi i Shtetit i diktaturës komuniste.

Përfshirja në polici e oficerëve dhe bashkëpunëtorëve të Sigurimit të Shtetit enverist me mision shtypjen e lirisë dhe drejtave të njeriut është një akt antikushtetues dhe antiligjor.

Në asnjë Polici të vendeve të ish lindjes komuniste nuk ka ndodhur ky fenomen. Edhe në Shqipëri ndalohet me ligj që uniformën e policit ta veshë një person që i ka shërbyer Sigurimit të Shtetit. Por ndryshe, nga vendet e tjera europiane, në Shqipëri ligjin e bën Maliqi.

Sigurimsat që i shërbejnë pushtetit të Edi Ramës emërohen në kupolën e Policisë së Shtetit. Ligji i vettingut në polici shkelet plotësisht për të mbrojtur këta sigurimsa, siç është rasti i zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gjovalin Loka dhe siç janë përgatitur të bëjnë me disa të tjerë.

XHAVIT SHALA
GANI ZENELI
BESNIK SHEHAJ
ARTAN SHKEMBI
XHEVAHIR KARAJ
NIKOLL RICA
ILIRJAN MANDRO
YLLI VASILI
MEHDI ÇANGA
KASTRIOT SKENDERAJ
KRENAR MUÇO
ARJAN FERI
ANDON MARKO
SADRI RAMÇAJ
AGIM HOXHA
BEDRI HASANAJ
BILAL SEMANAJ
MYSERET HASANBELLI
ZIJA SULAJ
Lista është shumë më e gjatë, por këta janë të gjithë këta janë në poste kyçe në Policinë e Shtetit që kanë mbaruar Shkollën e Sigurimit, ku mësohej zbulimi, hetimi, përndjekja dhe tortura, ndaj kundërshtarëve të regjimit diktatorial komunist. Janë bashkëpunëtorë dhe oficerë të Sigurimit të Shtetit, arma kryesore e diktaturës kundër lirisë.

Bashkëmoshatarët e mi dhe ata më të rinj se unë, që kane lindur pas 90-ës, duhet ta dinë se këta që sot mbajnë uniformën e policit, në kohën e diktaturës quheshin “punëtorë partie”.

Edhe sot, ata nuk kanë prioritet të luftojnë krimin apo të garantojnë sigurinë publike. Nën drejtimin e tyre, policia i ka shërbyer vendimit strategjik të partisë në pushtet për të forcuar krimin e organizuar më të cilin bashkëqeveris.

Nën drejtimin e qeverisë në ikje të Edi Ramës, janë shkelur standardet e ndërtimit të një Policie për një vend demokratik dhe në këto tetë vjet, ajo është shndërruar në një dorë të zgjatur të partisë shtet.

Me qeverisjen e vendit nga Partia Demokratike, ligji do të zbatohet dhe sigurimsat e diktaturës nuk do të ketë vend në policinë e shtetit. Ne do t’i vendosim standardet e munguara europiane, duke ndërtuar një polici të denjë për shërbimin ndaj qytetarëve!

të fundit

Horoskopi 2 Prill 2026/ Njihuni me parashikimin e yjeve për secilën shenjë

Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…

7 hours ago

La Stelinën “thatë” në sy të shqiptarëve për Inën, Keijsi i jep fund lidhjes

Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…

7 hours ago

Arbër Hajdari i kundërvihet Mirit: U zgërdhive kur ndjekësit i thanë Selinit “kokrra e k*rvës”

Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…

8 hours ago

Në një mënyrë spektakolare, zbulohet data për finalen e madhe të Big Brother VIP Albania, ja sa është numri i finalistëve

Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…

8 hours ago

Paralajmërimi i Ambasadës së SHBA-së, reagon qeveria: Nuk ka asnjë informacion lidhur me këtë, është hamendësim

Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…

9 hours ago

Liroi sheshin pas 108 ditësh, Adriatik Lapaj: Nëse ishte sakrificë, jam krenar! Nuk bëra akrobaci për pushtet, kam ideal garën

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…

9 hours ago