Categories: Uncategorized

Rama: Berisha do katastrofë, nuk justifikohet ardhja e emigrantëve

Ashtu sikundër paralajmëroi edhe më herët, kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një lidhje dirkte ku ka folur për shqipërtarët e mbetur jashtë kufijve.

Sipas Ramës, nuk lejohet hyrja nga kufijtë tokësorë pa arsye, e rezidentëve të vendeve të tjera.

Të lidhura

None found

Ai theksoi se personat të cilët do të lejohen të hyjnë për arsye të ndryshme do të karantinizohen për 14 ditë në hotel, ku do të paguajnë një shumë fikse.

Fjala e Ramës

“Pa entuziazëm, se në këtë luftë nuk ka vend, por me bindjet dhe me një optimizëm inkurajues duhet nënvizuar që ecuria është goxha pozitive në radhë të parë falë jush. Falë 99 e më shumë shqiptarëve që në këtë luftë po bëjnë më të mirën e tyre, ku 0.7, apo 0.5% e pabindurve që nuk dëgjojnë masën e madhe që po lufton, mbeten sidoqoftë një minë me sahat që duhet ta adresojmë me patjetër. Ka shumë halle e probleme specifike, dhe dua që t’më besoni që po merremi me të gjithë ditë-natë.

Për çështjen e atyre që kuturisen të vijë në kufi, duke shprehur keqardhje për disa media që i transmetojnë si live pamjet e 2-3 ditëve më parë, kemi një situatë si vijon.

Në Kakavijë nuk ka asnjë problem tani që flasim, ndërkohë që në Kapshticë kemi 19 makina të personave që janë banorë rezidentë në Greqi, të cilët nuk kanë asnjë urgjencë të posaçme por kërkojnë të hyjnë për të takuar familjen. Në një kohë tjetër kjo që po them do të ishte absurde por në këtë kohë është e vetmja rrugë që ne kemi, që të dekurajojmë maksimalisht hyrjet në kufi dhe nga ana tjetër kush bën patriotin, kush bën vajtimtarin për shkeljet e të drejtave të njeriut, përmes pengesës që i krijohet njerëzve për të hyrë në atdheun e tyre, synon të nxisë katastrofën.

E them këtë pa as më të voglin dyshim. Është fakt i njohur botërisht, që Sali Berisha ka vetëm një synim, si e si të rishkatërrojë edhe një herë Shqipërinë për llogaritë e tij halucinante. E solla këtu këtë emër krejt të papëlqyeshëm për shumicën e shqiptarëve si zanafillën e një procesi skandaloz politik nxitje të rrëmujës por në këtë rast është nxitje e zinxhirit të vdekjeve.

E një zinxhiri vdekjesh që është larg së qeni ai që do të ishte nëse do të shkojmë me mend e Saliut dhe atyre që i bien këtij avazi. Është e pajustifikueshme që të nxitet kjo situatë dhe të nxiten njerëzit të vijnë drejt kufijve, dhe të nxitet konflikti me policinë në kufi. Kufijtë janë të mbyllur për të mbrojtur jetën e atyre këtej e andej kufirit.

Ne kemi vendosur që brenda 24 orëve të ardhshme të hyjmë në një proces të ndërmjetëm dhe kush do të vijë në kufi tokësor me dokumente rezidence në vende të tjera nuk do të lejohet të hyjë, në asnjë rast dhe për asnjë arsye.

Kush do të vijë në kufi me pretendime të një natyre tjetër do të karantinohet për 14 ditë në struktura hoteliere me shpenzimet e veta. 14 ditë në hotel në dhomë mbyllur ku do të marrë ushqimin dhe do të paguajë vet një çmim fiks. Do të kontrollohen nga policia dhe do të jetë e ndaluar dalja nga dhoma. Kjo është e vetmja mënyrë që ne mund të mbrojmë popullin tonë, Shqipërinë nga katastrofa.

Ardhja në Shqipëri sot nga shqiptarë rezidentë në vende të tjera është e papranueshme, është papërgjegjshmëri ndaj vetes, dhe ndaj vetë vendit tonë.

Brenda 24 orësh zyrtarisht do të bëhet p[publike se si do të veprohet dhe si do të jenë mekanizmat për trajtimin e atyre që kanë urgjencë”, tha Rama.

të fundit

Nesër protesta e studentëve shqiptarë në RMV/ Ambasadori Denion Meidani me mesazh për gjuhën shqipe, citon Gjergj Fishtën: “Mos e lini gjuhën t’uej…”

Në prag të protestës së paralajmëruar të studentëve për mbrojtjen dhe respektimin e gjuhës shqipe, Ambasadori i Shqipërisë në Shkup,…

42 minutes ago

“Ora po ecën”/ Trump paralajmëron sërish Iranin: Duhet të veprojnë shpejt, përndryshe nuk do të mbetet asgjë prej tyre

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sërish Iranin. “Ora po ecën dhe ata duhet të veprojnë shpejt, përndryshe nuk do…

57 minutes ago

“Verdheblutë pushtojnë Tiranën”/ Autokolona pafund me tifozë nga Elbasani drejt “Air Albania”, gati për Egnatian (VIDEO)

Në orën 19.00, Elbasani do masë forcat me Egnatian, në ndeshjen e vlefshme për Final Four. Ashtu siç kanë bërë…

1 hour ago

Grabitja në Kamëz, autorët u rrëzuan gjatë arratisjes me motor, por…! Çfarë zbuluan kamerat e sigurisë

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar itenerarin e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz mesditën e së shtunës, ndërsa Policia…

2 hours ago

Butrint Imeri fshin gjithçka nga Instagrami, çfarë po paralajmëron?

Një veprim i papritur nga Butrint Imeri ka ngjallur kuriozitet dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale, ku këngëtari gëzon…

2 hours ago

Raporti i fundit: Kosova, vendi i dytë më i varfër në Evropë

Platforma WolrdAtlas ka publikuar 10 vendet më të varfëra në Evropë. Kjo faqe përdorë bazën e të dhënave të Fondit…

2 hours ago