Categories: Uncategorized

QSUT infekton Shqipërinë, preken mjekë, infermierë dhe pacientë (VIDEO)

Sot për të tretën ditë radhazi, vendi ynë ka shënuar një rritje të ndjeshme të të prekurve me koroavirus.

Një prej vatrave më “të nxehta” vijon të jetë Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Të lidhura

None found

Ditën e sotme, nga 44 raste të reja, 9 vinin nga radhët e bluzave të bardha të prekur nga Sars CoV 2 ndërsa ABC Neës mësoi se ato ndodhen në QSUT.

Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero rendit faktorët që mendon se kanë ndikuar në këtë situatë.

“Nëse ka një protokoll ai nuk është respektuar. Duke filluar nga veshjet mbrojtëse, maskat, higjiena, kontakti. Ka caluar, do thoja që ka qenë defektoze respektimi i masave nga ana e bluzave të bardha. Nuk flas dot tani, është e rëndësishme të bëhen analizat dhe të dalin konkluzionet se rasti po hetohet. Unë nuk besoj se ky është justifikim, nuk të detyron askush të hysh në spital pa maskë. Unë e mendoj përgjegjësi personale”, është shprehur mjeku.

Autoritetet nuk kanë deklaruar numrin e saktë të personelit shëndetësor me koronavirus, por burimet thanë për ABC News se të paktën në 6 shërbime spitalore, ka persona të infektuar.

Bëhet fjalë për Kardiologjinë, Hematologjinë, Gastrohepatologjinë, Urgjencën, Pediatrinë dhe Mjekësinë Interne.

Ndërkohë pacientët e infektuar me koronavirus në spital e kanë çuar atë në të paktën 4 qytete. Në Lushnje, në Gjirokastër, në Burrel dhe në Librazhd.

Përhapja e koronavirusit nga spitalet nuk ka ndodhur vetëm në Shqipëri, por ndryshe Italia p.sh e cila u përball me këtë situatë në fillim të pandemisë, në vendin tonë ndodhi atëherë kur autoritetet shëndetësore deklaruan se situatën e kishin nën kontroll.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

6 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

6 hours ago