7 të rinj janë arrestuar në Dibër pasi finalizimit me sukses të operacionit policor “Soponika”.
Mësohet se ata u kapën pasi qëlluan me armë zjarri në ajër.
None found
Gjatë operacionit gjendet i fshehur në pyll edhe kallashnikovi me të cilin qëlluan në ajër.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër arrestojnë në flagrancë 7 persona dhe procedojnë penalisht 1 tjetër.
Të arrestuarit dyshohen se janë autorë të një sërë vjedhjesh.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, 1 kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, si dhe 6 motorsharra të vjedhura.
Shërbimet e DVP Dibër, krahas angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, vijojnë punën edhe për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, se një grup personash po gjuanin me armë zjarri në pyll, organizuan punën dhe falë veprimeve hetimore të kryera finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Soponika” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
K. C., 23 vjeç, banues në Arras;
S. Xh., 18 vjeç, banues në Arras;
A. Gj., 21 vjeç, banues në Kastriot;
Xh. B., 28 vjeç, banues në Laçes;
D. B., 21 vjeç, banues në Laçes;
G. D., 24 vjeç, banues në Kastriot;
T. Xh., 42 vjeç, banues në Fushë Çidhen;
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi S. B., 29 vjeç, banues në Fushë Çidhen.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, rreth orës 23:50, kanë qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas e kanë fshehur armën në pyll.
Gjatë operacionit janë sekuestruar nga Policia, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri kallashnikov, 4 armë gjahu çifte, 2 prej të cilave janë të vjedhura, si dhe 6 motorsharra.
Nga veprimet hetimore rezulton se këta shtetas janë autorë të disa vjedhjeve në banesa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Detyrim për të kallëzuar provën”, “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Një dyqan bulmeti është grabitur gjatë orëve të natës në qytetin e Pogradecit, në zonën pranë rrugës së spitalit. Sipas…
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Dollc të Klinës në Kosovë, ku si pasojë një person ka humbur…
Këtë të hënë, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, do të protestojnë sërish sot me kërkesën që provimi i jurisprudencës…
Nga dita e sotme deri më 22 maj 2026, në Shqipëri do të zhvillohet Turi e 83-të Çiklistik i Shqipërisë.…
Në një postim në platformën e tij Truth Social, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin se “koha po…
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen ku mbeti i plagosur efektivi i policisë, i identifikuar si Anxhelo Kumaraku…