Sipas sondazhit të realizuar nga televizionit “ABC News” dhe gazeta “Washington Post”, kandidati për president të Shteteve të Bashkuara nga radhët e Partisë Demokratike, Joe Biden, ka epërsi të konsiderueshme ndaj presidentit të tanishëm dhe rivalit të tij, Donald Trump.
Në bazë të rezultatit të këtij sondazhi, Joe Biden e gëzon përkrahjen e 55 për qind të votuesve të regjistruar, ndërsa Donald Trump e ka përkrahjen e vetëm 40 për qind të tyre, shkruan “CNN”.
None found
Epërsia e ish-nënpresidentit amerikan është më e qartë në pjesët periferike, ku është duke marrë përkrahje historike për demokratët.
Sipas sondazhit të televizionit “ABC News” dhe gazetës “Washington Post”, Biden është duke udhëequr 52 për qind me 43 për qind në mesin e votuesve të zonave periferike.
Biden ka dalë i pari në sondazhe edhe më herët. Në bazë të një sondazhi tjetër, të realizuar nga televizioni “CNN” në fillim të qershorit, Biden kishte epërsi prej 14 për qind ndaj presidentit të tanishëm në zonat periferike.
Para katër vjetësh, Donald Trump kishte epërsi në një sondazh të tillë ndaj Hillary Clinton-it me një rezultat prej 45 për qind me 35 për qind.
Për ta krahasuar epërsinë e Partisë Demokratike në zona periferike me rezultatet e sondazheve në të kaluarën, duhet të kthehemi së paku në vitin 1972, kur ishte realizuar exit poll-i i parë presidencial. Prej asaj kohe, asnjë kandidat demokrat nuk ka fituar me epërsi më të lartë se 5 për qind në këto zona.
Eliezer “Eli” Dasa ka vlerësuar forcën e përfaqësueses së Kosovës dhe atmosferën që e pret skuadrën e tij në stadiumin…
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski sqaroi se zgjidhja e propozuar për dhënien e provimit të jurisprudencës parashikon dy pjesë, ku…
Pas disa ditësh pasigurie dhe shqetësimi për fatin e saj, Anxhela Shurdha është rikthyer në Shqipëri dhe tashmë ndodhet pranë…
Mesfushori anësor i Amedspor, Ermal Krasniqi, është liruar nga grumbullimi i Kombëtares së Kosovës për shkak të lëndimit. Pas ekzaminimeve…
Një koalicion organizatash jofitimprurëse ngriti një padi kundër pesë kompanive kryesore të inteligjencës artificiale të enjten, duke kërkuar të ndalojë…
Mund të keni vështirësi të gjeni terapistin e duhur ose të keni nevojë për ndihmë më shpejt sesa mund të…