Categories: Uncategorized

Psikologia hedh poshtë akuzat e 27 vjeçares: Nuk kemi patur mësues fetar (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e djeshme, në studion e emisionit “Dua të të bëj të lumtur”, u prezantua historia e trishtë e një vajze të ritur në jetimoren e Shkodrës, e cila ngriti akuza për ngacmim seksual.

Lidhur me këtë episiod, ka reaguar një punonjëse sociale që ka lidhje me Shtëpinë e Fëmijës në Shkodër.

Të lidhura

None found

Antonjeta Pero akuzon vajzën që bëri denoncimin shokues në TV se po gënjen publikisht, por pavarësisht këtij fakti, duhet ndihmuar.

Pero shkruan se rasti i Adrianës po propagandohet shumë, ndaj bën thirrje që shteti të reagojë që të mos merren nëpërkëmbë punonjësit e Shtëpisë së Fëmijës.

“Kam dy dite që përpiqem, që të bahet kujdes në propagandimin e rastit të vajzës në emisionin e kësaj nate. Shteti duhet të reagojë i pari. më vjen mirë që u vu drejtësia në vënd.

Boll janë marrë nëpërkambë punonjësit e shtëpisë së fëmijës.

Këtë radhë porositësi paska qëllu ma i dobët”, shkruan Pero.

Ndërkohë ajo kërkon që vajza të ndihmohet të ketë një jetë normale, pasi sipas saj, Adriana me këtë denoncim po përpiqet të fitojë asgjë më shumë se një jetë normale.

“Asgjë nuk ashtë e vërtetë nga ato që Adriana tha.

Por duhet të ndihmohet të jetoje normalisht. këtë kërkon të arrijë.

Forca ta ndihmojmë!”, shkruan ajo, ndërsa në një postim tjetër thotë që as vetë Adriana nuk po i beson ato që po thotë.

“Adriana duhet ndihmuar me çdo kusht. Një specisliste, e kupton që edhe Adriana nuk i beson, ato çka po thote vetë”, thotë psikologia.

Ndërkohë ajo shprehet se Shtëpia e Fëmijës ku ka qëndruar Adriana nuk ka patur kurrë mësues të fesë.

Menjëherë pas denoncimit të 27 vjeçares u arrestua ish-shefi i Policisë së FushëArrëzit, por ditën e djeshme ai është lënë i lirë.

të fundit

VIDEO/ Studentët e refuzojnë dhe i kërkojnë dorëheqjen, Rama i fton sërish në dialog, nxjerr para kryeministrisë tavolinën prej guri

Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe këtë të mërkurë thirrjen për dialog drejtuar studentëve, të cilët prej disa javësh vijojnë…

33 seconds ago

Barcelona në pritje të përgjigjes për Rodrin para derbit me Atletico Madridin

Barcelona ka mposhtur Aston Villan me rezultat 3-0 në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve, por fitorja është shoqëruar…

7 minutes ago

Drita pret sot Prishtinën në takimin e prapambetur të xhiros së dytë

Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e…

19 minutes ago

Sekuestrohen 37 kilogramë heroinë në operacion kundër një grupi kriminal ndërkombëtar, pesë të arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…

20 minutes ago

Nëntë sfida sonte në Ligën e Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpooli kërkojnë të ruajnë ecurinë perfekte

Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me nëntë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në…

24 minutes ago

Rama-Veliaj conflict / BIRN: Executive power used for political pressure! Calls for an independent SPAK investigation

Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…

28 minutes ago