Categories: Uncategorized

Pse nuk u akordua penallti prekja me dorë e Bonuccit?

Sezonin e kaluar në kampionatin italian u vërshëllyen plot 186 penallti, një rekord absolut ky në botën e futbollit, çka bëri që klasa e arbitrave të reflektojnë dhe të modifikojnë rregulloren, për të mos përsëritur të njëjtën gjë edhe këtë sezon.

Kështu pak ditë më parë dizenjatori i arbitrave Nicola Rizzoli mblodhi të gjithë gjyqtarët e Serisë A dhe B, për t’u dhënë direktiva të reja, ndërsa porosia primare ka qenë që të shmangen penalltitë për kontaktet e lehta dhe të vlerësohen me kujdes prekjet me dorë.

Të lidhura

None found

“Nuk dua të shoh më penallti për kontakte të lehta, ashtu siç duhet të vlerësojmë mirë prekjet me dorë. Mbrojtësit nuk mund të luajnë si pinguinë, ndaj jo çdo prekje me dorë duhet akorduar penallti”, tha Rizzoli.

Dhe menjëherë rasti i parë vjen në ndeshjen e njërës prej skuadrave që është përfshirë shpesh në polemikat për favorizim nga arbitrat, Juventusit, mbrëmjen e djeshme ndaj Sampdorias.

Gjithçka ndodhi pranë fundit të pjesës së parë, kur pas një kthese në Bonnazzolit në zonë, topi u ndal në dorën e Bonuccit, por arbitri lejoi vazhdimin e aksionit dhe nuk iu referua as VAR-it për një rishikim të episodit.

Në moviolat e emisioneve sportive u komentua si një risi mjaft interesante, kjo për të mos vërshëllyer penallti çdo prekje të topit me dorë dhe e quajtën të drejtë vendimin e arbitrit Piccinini në Juve-Samp, por theksuan se kjo “njësi matëse” duhet ndjekur gjatë gjithë sezonit. /

të fundit

Xhesika Polo zbulon historinë e dashurisë: Kam gjetur njeriun e jetës, e njoha në Instagram

Xhesika Polo është një nga artistet që suksesin nuk e mat vetëm me çmime apo renditje, por edhe me rrugëtimin…

1 minute ago

Heshtje para gazetarëve, Kurti shmang komentet mbi bisedimet për presidentin

Kryeministri në detyrë Albin Kurti përsëri ka shmangur pyetjet e mediave rreth diskutimeve për çështjen e presidentit. Kurti është pyetur…

2 minutes ago

Wizz Air vendos bazën e re operacionale në Aeroportin “Adem Jashari” të Prishtinës

Kompania ajrore Wizz Air do ta hapë nga nëntori i këtij viti bazën e saj operative në Aeroportin Ndërkombëtar të…

2 minutes ago

“Keni durim, kam diçka për ju”, Gjesti paralajmëron surprizë për fansat

Këngëtari Gjesti ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të tij me një postim të fundit në rrjetet sociale, ku ka lënë…

4 minutes ago

Humbi jetën në aksidentin tragjik, homazhe në Vlorë për gazetarin Enrik Mehmeti

Këtë të mërkurë, familjarë, të afërm, dashamirës të gazetarit Enrik Mehmeti, i cili u nda tragjikisht nga jeta pas një…

5 minutes ago

Me vlerë 500 mijë euro, Dean Klafuric gëzohet për përforcimin e fundit të Tiranës

Bojan IlievskiBojan Ilievski është futbollisti më i ri i Tiranës [...]Read More...

8 minutes ago