Categories: Uncategorized

Sulmon arbitrat dhe FSHF-në, Braçe nuk përmbahet pas humbjes së Partizanit

Erion Braçe nuk përmbahet pas humbjes së Partizanin në derbi. Zëvendëskryeministri fajëson SISTEMIN dhe arbitrat, ndërkohë që nuk ngurron të kapet edhe me mediat.

Në shënjestër madje janë edhe klube futbolli: Tirana e Kukësi të parat në radhë dhe më pas Teuta e Skënderbeu.

Të lidhura

None found

Sigurisht nuk mungon moviola e Braçes, i cili gjithashtu nuk ua përton as tifozëve me komente.

POSTIMI I BRAÇES NË INSTAGRAM

“PARTIZAN, KY PERBALLE TEJE ESHTE SISTEM KRIMINAL! PAS BASTEVE, ME I POSHTRI! Heshta pas ndeshjes me Bylis, doja te plotesoja gjithe vezhgimin tim, nisur nga java 1 e fazes 3;

CDO NDESHJE KYC NE GAREN PER TITULL NE FAZEN 3 ESHTE VENDOSUR NGA SISTEMI, ME DORE-ME ARBITRA! KURRE NE FUSHE!

Presidenti i F$HF tha: NJE EKIP I MIRE TE RREH ME GJITHE ARBITRA (referuar gabimeve te tyre). Kjo eshte alibia qe nis ne F$HF e legjitimohet ne platformen televizive ku presidenti i perjetshem eshte njeri nga pronaret e ku, moderatori eshte nje nga ata, i njenashem, analisti eshte po nje nga ata, i njenashem, komentatori eshte nje nga ata-keshilltar, i njenashem.

Pra nje TALLJE E MADHE, ne fushe me lojtaret, ne stadium me pagese me tifozet, ne tv me pagese me cdokend qe ka pasion futbollin. Bylis eshte nje ekip shume i mire, fitorja me te ben diferencen;

Por Tirana e mundi me dy gola me dore, Teuta me nje penallti te padhene, Skenderbeu e barazoi me nje penallti te paqene, Partizani se mundi dot prej nje goli te paqene e nje goli fare te rregullt!

NE TE GJITHA RASTET VENDOSEN KRIMINALISHT ARBITRAT! Ky kampionat ka dy renditje; Njera kjo e pikeve, tjetra-renditja e ekipeve qe favorizohen. Te paren e dini, tek kjo e dyta, Tirana e Kukesi jane ne krye, mundin gjithkend ne favore, Teuta mund gjithkend ne favore por jo Tiranen e Kukesin, Skenderbeu vjen fill por s’mund dot keto tre me siper, Bylis nuk mund dot as Tiranen, Kukesin, Teuten, Skenderbeun, por Partizanin patjeter;

Shihni ndeshjet e fazes se trete, merrni nje nga nje gabimet e arbitrave dhe ju del keshtu! Vendosin ata-SISTEMI, jo futbollistet! Sot i njejti skenar; Partizanit nuk i jepet penallti neto, nuk i jepet nje i kuq Tiranes kur per nje rast te njejte ne Durres, Melo e Boldor u denuan 5 ndeshje, i jepet penallti kunder e i kuq nga nje simulim banal me prekje-ketu loja ne fushe kthehet ne tallje, ndeshja vendoset me dore-fiks arbiti qe i dha 2 penallti te paqena Kukesit e u denua 8 jave!;

TIRANA, KUKESI, TEUTA JANE PERPARA NE RENDITJEN E FAVOREVE! Ky eshte sistemi kriminal! Nga stadiumi, arbitrat, ne TV, ne dore te nje njeriu!

të fundit

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

1 hour ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

1 hour ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

1 hour ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

1 hour ago

Mickoski: Paga mesatare do të arrijë në 1 mijë euro deri në përfundim të mandatit

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

1 hour ago

Kartoni i kuq i Viniciusit shqetëson Mourinhon para El Clasicos

Real Madridi e mposhti Villarrealin, por ndeshja u karakterizua nga shumë më tepër sesa vetëm tri pikët e fituara. Përjashtimi…

1 hour ago