Categories: Uncategorized

Provohen akuzat e SHBA? Kina i mbajti të fshehta shifrat për koronavirusin

Sipas një raporti të shërbimeve sekrete të SHBA-së përgatitur për Shtëpinë e Bardhë Pekini e ka ulur numrin e rasteve të të infekturave me virusin CORONA dhe të vdekjeve prej tij. Të dhënat kineze priten të analizohen.

Agjencia e lajmeve “Bloomberg Neës” citon tre zyrtarë amerikanë, që nuk kanë dashur të identifikohen, të cilët thanë se të dhënat që ka bërë publike Kina lidhur me numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve janë qëllimisht jo të plota. Dy nga zyrtarët thanë madje për “Bloomberg Neës” se shifrat e publikuara nga Kina janë të falsifikuara. Megjithatë deri tani nuk është bërë publike asnjë detaj i mëtejshëm rreth raportit.

Të lidhura

None found

Kina i hodhi menjëherë poshtë përfundimet e raportit të të shërbimeve sekrete të SHBA-së. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, tha se Kina kishte qenë “e hapur dhe transparente” në lidhje me shtrirjen e shpërthimit të virusit dhe e akuzoi Uashingtonin se po përpiqet t’ua “kalojë fajin të tjerëve”.

Ekspertë nga fusha e mjekësisë i janë bashkuar gjithashtu korrit të skepticizmit lidhur me numrin e infeksioneve dhe të vdekjeve në Kinë. Kryetari i Shoqatës Botërore Mjekësore me qendër në Francë, Dr. Frank Ulrich Montgomery, tha se shifrat e Kinës nuk janë të besueshme.

Sipas Montgomery shifrat e ulëta kineze janë “të pakuptimta” dhe Pekini është duke ofruar shifra të gabuara.

Megjithatë ai pranoi që edhe vende të tjera punojnë me të dhëna të pasigurta, sepse shpesh nuk kanë në dispozicion të dhëna më të mira, gjë që vjen edhe si rezultat i mungesës së testeve të duhura.

Sipas mediave shërbimet funerale në provincën Hubei kanë porositur javët e fundit mijëra urna. Dhe numri i urnave të dërguara në provincë është shumë herë më i madh numri i personave të deklaruar so të vdekur nga shpërthimi i virusit CORONA.

Media kineze “Caixin” publikoi fotografi ku shihet se vetëm për Vuhanin janë dërguar deri në 8,500 urna.

Por edhe radhët e gjata të të afërmve të të vdekurve që presin përpara shërbimeve funerale kanë nxitur gjithashtu shqetësimin se përmasat e vërteta të shpërthimit të virusit nuk janë bërë publike. DW

të fundit

Toyota Motor Europe arrin nivelin më të lartë të shitjeve

Toyota Motor Europe ka shitur gjithsej 936.042 automjete Toyota dhe Lexus gjatë nëntë muajve të parë të vitit 2026, duke…

49 seconds ago

Edi Rama shpall Erjon Veliajn puçist: Ka dashur të më rrëzojë nga pushteti dhe ka financuar protestat e dhunshme

nga Lapsi Edi Rama ka dalë hapur dhe e ka shpallur Erion Veliajn puçist, pjesë të komplotit për rrëzimin e…

17 minutes ago

Gjykata Supreme shfuqizon pjesërisht udhëzimin: Policia mund ta mbajë patentë-shoferin deri në tetë ditë

Gjykata Supreme e Kosovës e ka shpallur të paligjshëm dhe e ka shfuqizuar paragrafin 3 të nenit 17 të Udhëzimit…

23 minutes ago

Early voting in the US reaches a record, with more than 47.9 million citizens having voted

Mbi 47.9 milionë amerikanë kanë votuar tashmë në zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA, duke shënuar një rekord të…

23 minutes ago

Canada and the EU create the “Alliance for the Future” for closer cooperation

Kanadaja dhe Bashkimi Europian kanë njoftuar krijimin e një aleance të re strategjike, të quajtur “Aleanca për të Ardhmen”, me…

23 minutes ago

Air Force One flies low over the White House twice for Halloween, affecting 202 flights

Aeroplani presidencial amerikan, Air Force One, fluturoi dy herë në lartësi të ulët mbi Shtëpinë e Bardhë , në kuadër…

24 minutes ago