Shqiptarët duket se nuk heqin dorë lëhtë nga bastet sportive.
Edhe pse ato janë ndaluar prej kohësh, jo të gjithë janë bindur.
Këtë herë në pranga është vënë banakieri i një lokali, ndërkohë që pronari është shpallur në kërkiml.
None found
Policia e Shkodres njofton se nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit N. Xh., ku 22 vjecari A. Xh. punonte si banakier, efektivet gjeten në celularin e tij aplikacione për vendosjen e ndeshjeve sportive dhe biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash.
NJOFTIMI
Si rezultat i kontrolleve është evidentuar dhe goditur një rast i ushtrimit të paligjshëm të lojërave të fatit.
Vihet në pranga një 22-vjeçar që punonte si banakier në lokal dhe shpallet në kërkim pronari i lokalit ku ushtrohej veprimtaria e kundërligjshme.
Në vijim të kontrolle të ushtruara nga shërbimet e Policisë në qytetin e Shkodrës, për goditjen e aktivitetit të lojërave të fatit, u kap dhe u arrestua në flagrancë, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim, shtetasi A. Xh., 22 vjeç, banues në Shkodër.
Nga kontrolli i ushtruar në lokalin në pronësi të shtetasit N. Xh., ku ky shtetas punonte si banakier, Policia gjeti në celularin e tij aplikacione për vendosjen e ndeshjeve sportive dhe biseda në të cilat ka pranuar porosi për baste sportive, si dhe një shumë parash.
Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit N. Xh., 30 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”, kryer në bashkëpunim.
Vijon puna për kapjen e shtetasit N. Xh. dhe materialet procedurale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Mbrëmja e djeshme në spektaklin e “Big Brother VIP Albania 5” u shënua nga një moment tejet dramatik dhe i…
Arsi Bako, mbesa e fermerit Romir Zalla ishte e ftuar këtë të mërkurë në studion e Living Day në Vizion…
Pas tensioneve të shumta dhe debateve të forta që shoqëruan spektaklin e djeshëm “Prime” në “Big Brother VIP Albania”, situata…
Presidenca ka reaguar pas interesimit të mediave për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar, në kontekstin e thirrjes së bërë…
Këtë të enjte, Gjykata e Tiranës, ka rrëzuar masën që parashikonte pezullimin nga detyra të kreut të Inspektoratit të Mbrojtjes…
Shumë të ashtuquajtur ndikues dyshohet se po përhapin "informacion mashtrues" në lidhje me ilaçet me recetë në promovime të paguara…