Categories: Uncategorized

“Pronarët janë me koronavirus”, vijon protesta e punëtorëve te fasoneria (VIDEO)

Në një situatë kur Shqipëria po përballet me koronavirusin dhe thirrja për këdo është të qëndrojë sa më izoluar, punonjësit e fasonerisë duhet të vijojnë punën.

Ditën e sotme ata po protestojnë pranë autostradës Tiranë-Durrës, të cilët nuk pranojnë që të hyjnë brenda ambienteve të fabrikës, pasi sipas tyre pronarët italianë janë të infektuar me koronavirus.

Të lidhura

None found

Pavarësisht se nuk lejohen protestat dhe tubimet, punonjësit shprehen se nuk lëvizin nga rruga pa marrë të drejtën e tyre, pasi sipas tyre nuk janë marrë asnjë masë nga ana e kompanisë, që ata të kenë garanci për të vijuar punën.

“Në fabrikë të gjithë pronarët janë të infektuar, përgjegjësit na thonë që të ikim në shtëpi, pa marrë lekët. As maska dhe as doreza mbrojtëse nuk na kanë dhënë. Nuk plotësohet asnjë kusht për distancën, ka disa punonjës që i kanë marrë me detyrim. Kemi frikë se do të na pushojnë, po jeta jonë është mbi të gjitha. Policinë e njoftuam ne, erdhën dhe kërkojnë vetëm që të lirojmë rrugën, nuk do hyjmë brenda fare, nuk do rrezikojmë jetën e fëmijëve tanë. Çdo fundjavë italianët kanë hyrë dhe kanë dalë lirisht këtu, unë mora dorashka nga shtëpia dhe italiani më tha që t’i hiqja se sipas tyre nuk kishte rrezik. Kjo nuk është lojë, italiani kaloi këtu dhe nuk na dha asnjë zgjidhje”, shprehet dikush prej tyre për Fax news.

“Nuk është se nuk duam të punojmë, dje u ka rënë dy punëtorëve të fikët dhe ne normal që kemi frikë. Ne kemi kërkuar që pushimet e gushtit të na i zëvendësojnë tani”, shprehen disa prej punonjësve që më pas thërresin në kor, ”duam të drejtat tona”.

Në ambientet e brendshme të fabrikës kanë hyrë disa punonjës të policisë, por nuk dihet ende nëse do të bëhet bllokimi i punës në këtë kompani. Disa prej punonjësve thonë se e kërkojnë zgjidhjen nga ana e shtetit, dhe se në fabrikë nuk ka as maska dhe as dizinfektantë.

të fundit

Currency exchange, October 28/ How much the dollar and euro are buying and selling for, and what is happening with other currencies

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 80.8 lekë dhe do shitet me…

6 minutes ago

Stable weather conditions/ See the forecast for October 28, 2026

Këtë të mërkurë, moti parashikohet të jetë pa reshje në të gjithë vendin. Sipas parashikimit meteorologjik, temperaturat minimale dhe maksimale…

7 minutes ago

Horoscope for October 28, 2026: Discover the surprises the stars have in store for each sign

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm lidhur me sferat praktike të…

7 minutes ago

Suspected killer of former sister-in-law arrested by Kosovo police

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt në…

8 minutes ago

Ramadani: A change of power in Serbia will not change its policy toward Kosovo

Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore…

8 minutes ago

From trying to take his sister’s car to his arrest in the mountains of Bec: how Albert Sylaj was caught

Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të…

9 minutes ago