Presidenca greke bën me dije se çeremonia e betimit të presidentes së parë grua në vend, do të ndiqet vetëm prej 170 të pranishmeve, dhe jo prej mëse 1000 të ftuarve që zakonisht ajo zhvillohet.
Presidenca njoftoi se të pranishmit janë zgjedhur me kritere tepër të rrepta, dhe kërkoi mirëkuptimin e atyre që për shkaqe madhore, si koronavirusi, nuk do të jenë të pranishëm paraditen e sotme në parlamentin grek, ku edhe do të zhvillohet ceremonia.
None found
Protokolli parashikon që të ftuarit të kalojnë në kontrolle të rrepta përpara se të hyjnë në salle, madje, me përjashtim të kryeministrit dhe pak anëtarëve të qeverisë, janë këshilluar të mos i japin dorën presidentes se re.
Do të mungojnë në këtë çeremoni edhe trupi diplomatik, ndërsa kryepeshkopi Jeronimos i çili do të beje bekimin e presidentes, do të jetë i shoqëruar me katër ose pesë priftërinj të tjerë.
Në vazhdim zonja Saqelaropoulou, do t’i drejtohet presidencës, ku do të marrë detyrën prej presidentit deri sot në detyrë, Prokopis Pavllopulos.
Evropa duhet të përfshihet në bisedimet për një zgjidhje paqësore në Ukrainë, sepse pozicioni i saj mund të jetë vendimtar,…
Tensione të forta janë regjistruar në qendër të Tiranës, ku janë hedhur molotovë në drejtim të forcave të Policisë së…
Tre persona humbën jetën dhe 13 të tjerë u plagosën në një sulm me dron ukrainas në qytetin kufitar rus…
Bartësi i listës së Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet parlamentare në Serbi, Shaip Kamberi, ka deklaruar se shqiptarët kanë gjasa reale…
Mesfushori gjerman i Liverpoolit, Florian Wirtz, ka reaguar ndaj kritikave dhe diskutimeve të shumta rreth paraqitjeve të tij, pas një…
Një konflikt mes disa të rinjve në qytetin e Korçës ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 19-vjeçari. Ngjarja…