Gjatë mbrëmjes së djeshme, Ish-drejtuesi i lartë në Polici Shemsi Prençi ka hedhur një akuzë mjaft të rëndë ministrit Lleshaj nga studioja e “360gradë” nga Artur Zheji.
Prençi ka pyetur ministrin e Brendshëm se kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i bashkëshortes së tij, ku mbeti i vrarë Kastriot Reçi.
Shemsi Prençi: Duhet ta pyesim publikisht ministrin Lleshaj kush fshihet pas konfliktit që ka pasur kushëriri i nuses, i bashkëshortes së ministrit. Të dalë t’ia thotë publikut ose të zbulojë kush e ka bërë vrasjen.
Bashkëshortja e ministrit të Brendshëm është kushërira të ndjerit, e ish-drejtorit të OSHEE, që ka qenë në konflikt me reçët. Ta zbulojë vrasjen zoti ministër, ose të dalë publikisht. Atëherë do të jetë i besueshëm ministri për udhëheqjen e anti-KÇK, ose është pjesë e saj.
Kujtojmë se vrasja e Kastriot Reçit me snajper në mes të Rrëshenit, ishte një nga më të përfolurat në këtë fillim të 2020-tës, por që duket se zbardhja e saj do të arkivohet në sirtaret e policisë së shtetit.
Pas ngjarjes asnjë person nuk u shpall në kërkim si i dyshuar, dhe me siguri do të rikthehet në vëmendje, kur seria e hakmarrjeve mes disa familjeve të vijojë sagën.
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…