Categories: Uncategorized

Policia i maskuar goditi qytetarin e shtrirë përtokë, fotoja bën xhiron e botës

Ditën e sotme (17 maj 2020), në orët e para të mëngjesit godina e Teatrit Kombëtar është shembur nga fadromat e IKMT-së.

Përplasja mes policisë dhe protestuesve ka bërë xhiron e mediave në Shqipëri, por jo vetëm duke gjetur një hapësirë të konsiderueshme edhe në mediat ndërkombëtare.

Të lidhura

None found

“Reuters” ka publikuar foton e një qytetari të shtrirë në asfalt teksa goditet nga polici i maskuar duke iu referuar akuzave të aktivistëve se pas prishjes së godinës fshihet një projekt korruptiv i qeverisë ndaj biznesmëneve pranë saj.

“Reuters” ndër të tjera shkruan:

Autoritetet shqiptare filluan rrënimin e ndërtesës së Teatrit Kombëtar, mëngjesin e kësaj të diele, pasi tërhoqën duzina aktorësh dhe aktivistësh, që e mbronin atë. Teksa i tërhiqnin ata brohorisnin “turp” dhe “diktaturë”.

Për më shumë se dy vjet aktorë, aktivistë dhe opozita kanë kundërshtuar planet e kryeministrit, Edi Rama për të ndërtuar një teatër të ri, duke thënë se ndërtesa ekzistuese ishte pjesë e trashëgimisë së vendit, dhe e akuzuan atë për praktika korruptive.

Protesta çoi në 37 arrestime dhe një polic u shtrua në spital pasi u godit nga protestuesit. Ndërsa një dëshmitar i ‘Reuters’ gjithashtu se kishte parë një protestues me lëndime në kokë.

Njëri nga të arrestuarit, analist i medieve, Alfred Lela, tha pas lirimit të tij se policia kishte përdorur dhunë të pajustifikuar dhe abuzim verbal. Policët shkelmuan protestuesit, të cilët hodhën shishe uji, sipas një dëshmitari të Reuters, por policia tha se akuzat për dhunë ishin të pavërteta.

Ndërkohë, “The Neë York Times” shkruan se prishja e godinës shkaktoi protesta të dhunshme në Tiranë.

Ndër të tjera, NYT shkruan:

Prej dy vitesh, shoqëria civile e përbërë nga aktorë dhe eprsonazhe të tjerë të njohur kanë kërkuar mos prishjen e godinës por riparimin e saj. Por, në orët e para të mëngjesit të sotëm një numër i madh policësh u shfaqen duke shpërndarë me gaz lotsjellës aktivistët e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit”, ndërsa më pas fadroma filloi prishjen e godinës.

të fundit

Krasniqi: Dështimi i Lojërave Mesdhetare do të më largonte nga lëvizja olimpike

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Ismet Krasniqi, ka bërë të ditur se në ditët në vijim pritet të…

53 seconds ago

Gjilani pret Malishevën, Feronikeli ’74 sfidon Ballkanin në të shtunën e Superligës

Albi Mall Superliga e Kosovës vazhdon sot (e shtunë) me dy përballje të rëndësishme në kuadër të xhiros së 13-të.Java…

2 minutes ago

Mali i Zi me 23 kapituj të mbyllur drejt BE-së, perspektiva për shqiptarët e Ulqinit dhe Malësisë

Mali i Zi ka mbyllur përkohësisht edhe dy kapituj negociatash me Bashkimin Evropian dhe ka avancuar më tej drejt anëtarësimit.…

6 minutes ago

Mungesa e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, analistët shohin rrezik për angazhimin diplomatik

Mesazhi i ambasadorit amerikan në Tiranë, Eric Wendt, ka rihapur debatin për vendin e Kosovës në agjendën e Uashingtonit. Sipas…

6 minutes ago

Rama, Gashi dhe Bajrami synojnë drejtimin e LDK-së, Maraj kërkon demokratizim nga baza

Zgjedhjet për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) pritet të mbahen në vitin 2027, por gara për të marrë…

7 minutes ago

Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me…

23 minutes ago