Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, mendoi se ajo më në fund e kishte ndarë datën e dasmës, por iu desh ta shtynte për të tretën herë tashmë për shkak të një takimi të BE-së. Shumë martesa janë shtyrë prej pandemisë së Covid 19 dhe prej kësaj, nuk janë imunë as liderët botërorë.
“Po pres vërtet me padurim të lidh kurorë me këtë njeri të mrekullueshëm”, shkroi Frederiksen në një postim në Facebook në krah të fotos ku shihet së bashku me të fejuarin e saj, Bo Tengberg.
None found
“Por duket se nuk mund të jetë kaq e lehtë, sepse tani është thirrur një mbledhje e këshillit në Bruksel pikërisht në atë të shtunë të korrikut kur ne kishim planifikuar të martoheshim. Por unë duhet të bëj punën time dhe të kujdesem për interesat e Danimarkës. Pra, ne duhet t’i ndryshojmë planet përsëri”, shtoi ajo.
Takimi i jashtëzakonshëm i Këshillit Evropian në 17-18 korrik, i cili do të mbahet në Bruksel në prani të 27 krerëve të vendeve anëtare, u vendos javën e kaluar në një bashkëbisedim virtual. Do të jetë samiti i parë ku liderët do të jenë fizikisht të pranishëm që prej vendosjes së masave bllokuese nga koronavirusi muaj më parë. Gjatë takimit, drejtuesit janë vendosur të diskutojnë një plan të rimëkëmbjes në përgjigje të krizës së Covid-19 dhe një buxhet të ri të BE.
Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…
Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…
Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…