Policia e Vlorës ka kapur një 36 vjeçar nga Radhima pasi akuzohet se disa ditë më parë ka plagosur me armë një tjetër person pranë Orikumit.
Pas kapjes Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Policia e arrestoi personin në fjalë pas sinjalizimit nga qytetarët.
Njoftimi i plotë
Operacioni, nga Sektori për Krimet ndaj Personit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë.
Falë bashkëpunimit me qytetarët vihet në pranga 36-vjeçari i kërkuar për ngjarjen e 8 prillit 2020.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, falë bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, kanë organizuar punën, duke finalizuar me sukses operacionin “Bashkëpunimi”, për kapjen dhe ndalimit e shtetasit:
E. Sh., 36 vjeç, banues në Radhimë, Vlorë.
Ky shtetas dyshohet të jetë një nga autorët e implikuar në ngjarjen e ndodhur më 8 prill, në aksin rrugor Radhimë-Orikum, ku në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka plagosur lehtë me armë zjarri shtetasin D. K.
Këtij shtetasi, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.
Kombëtarja shqiptare do të përballet sot me Gjibraltarin në transfertë, në kuadër të një sfide miqësore. Ndeshja që do të…
Një ndër ikonat e industrisë botërore të modës, Giorgio Armani ka ndërruar jetë ditën e sotme. Italiani që ndryshoi konceptin…
Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj nuk folën kurrë për ndarjen e tyre por tashmë janë duke komunikuar me njëri tjetrin…
Me ftesë të ushtrisë amerikane, Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) i është bashkuar ushtrimit të përbashkët ushtarak “Saber Junction…
Qindra trupa të pajetë, janë nxjerrë nga shtëpitë e rrënuara si pasojë e tërmetit të fuqishëm në Afganistan javën e…
Shtëpia e modës Armani ka bërë të ditur të enjten se stilisti i madh italian, Giorgio Armani, ka ndërruar jetë.…