showbiz

Bota e modës në zi! Kush ishte Giorgio Armani që la pas një trashëgimi miliarda dollarëshe

Një ndër ikonat e industrisë botërore të modës, Giorgio Armani ka ndërruar jetë ditën e sotme. Italiani që ndryshoi konceptin e modës dhe elegancës dhe shndërroi një dyqan të vetëm në një industri mode miliarda dollarëshe, mbylli sytë përgjithmonë në moshën 91-vjeçare.

Por kush ishte Giorgio Armani dhe si nisi karriera e tij në botën e modës?

Kthesa në jetën e Armanit ndodhi pas punës së tij të parë në një dyqan në Itali ku ishte përgjegjës për ekspozimin e veshjeve në vitrinë. Këtu ai fitoi dhe eksperiencën e parë në fushën e marketingut dhe të modës.

Gjatë viteve 1960, ai filloi punë si dizajner në një firmë veshjesh për meshkuj, ku në të njëjtën kohë punonte dhe si i pavarur duke bërë dizajne dhe për 10 kompani të tjera.

Disa vite më vonë, nga hapja e një zyre dizajni, ai u bë një ndër figurat kryesore për disa prej shtëpive më të mëdha të botë.

E para në treg është hedhur Armany Beauty si një bashkëpunim me L’Oreal e më pas Armani Junior, Armani Jeans dhe Emporio Armani, të ndjekura në vitin 1982 nga prezantimi i të brendshmeve, rrobave të banjës dhe aksesorëve Emporio.

Më vonë një dyqan u hap fillimisht në Itali me emrin Emporio ndjekur nga pas me butikun e parë për veshje, Giorgio Armani.

Nga punonjës i thjeshtë, në një ikonë e modës, sot Armani ka krijuar një perandori me vlerë mbi 10 miliardë dollarë, e cila së bashku me veshjet përfshinte aksesorë, orendi shtëpiake, parfume, kozmetikë, libra, lule dhe madje edhe çokollata, duke e renditur atë në 200 miliarderët më të mëdhenj në botë, sipas Forbes.

Për vdekjen e tij kanë reaguar një sërë peronalitetesh botërore të botës së modës dhe më tej, përfshirë këtu dhe kryeministren e Italinë, Giorgia Meloni e cila shkruan:

“Giorgio Armani na lë në moshën 91 vjeç. Me elegancën, maturinë dhe kreativitetin e tij, ai arriti t’i sillte shkëlqim modës italiane dhe të frymëzonte të gjithë botën. Një ikonë, një punëtor i palodhur, një simbol i më të mirës së Italisë. Faleminderit për gjithçka.”

të fundit

Rizvanolli thotë se Kosova vazhdon t’i ketë tarifat më të ulëta të energjisë në rajon

Deputeti i PDK-së Arben Mustafa, gjatë debatit në Kuvend për sektorin e energjetikës, kritikoi Qeverinë për mungesë përgatitjesh për dimër…

54 seconds ago

Dy vende të lira dhe pesë mandate drejt përfundimit: si do të zgjidhen gjyqtarët e Kushtetueses?

Përzgjedhja e gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës po rikthen në vëmendje debatin për pavarësinë e drejtësisë, ndikimin…

1 minute ago

Court extends detention of Feim Sali, suspected of spying for Serbia’s BIA, by two months

Gjykata Themelore në Prishtinë i vazhdoi paraburgimin edhe për dy muaj mësimdhënësit nga Dragashi, Feim Sali, i cili dyshohet për…

3 minutes ago

Iran announces strike on U.S. radar in Bahrain as tensions rise in the Middle East

Në një lëvizje që sinjalizon rindezjen e konfliktit në Lindjen e Mesme, Garda Revolucionare e Iranit njoftoi se ka goditur…

3 minutes ago

CNN: JD Vance considers not running in 2028 as doubts grow about his political future

Zv.presidenti amerikan JD Vance po shqyrton seriozisht mundësinë që të mos kandidojë për president të Shteteve të Bashkuara në vitin…

4 minutes ago

Tennessee kundërshton ekspertizën e pentobarbitalit pas tentativës së dështuar për ekzekutimin e Christa Pike

Autoritetet në shtetin amerikan të Tennessee-t po kërkojnë të pengojnë avokatët e Christa Pike që të inspektojnë substancën vdekjeprurëse të…

4 minutes ago