Categories: Uncategorized

Pjesë e kartelit të drogës, kush është financieri i Eldi Dizdarit

Vladimir Lesaj është një nga të arrestuarit, pjesë e kartelit më të madh shqiptar të drogës i shkatërruar pak ditë më parë. Ai kishte një rol shumë të rëndësishëm në grup, ishte përgjegjës financiar për blerjet e sasive të kokainës që magazinoheshin në Holandë si edhe ishte raportuesi i parë tek drejtuesit e grupit, Dritan Rexhepi dhe Eldi Dizdari.

“Report Tv” ka zbardhur dosjen e plotë kriminale të lezhianit, i cili ishte në kërkim që prej 25 nëntorit të vitit 2019 e që u arrit të vihej në pranga e policisë më 17 shtator të 2020, si pjesë e operacionit “Los Blancos”. Lesaj kishte një pozicion të fortë dhe të qëndrueshëm në organizatën kriminale, ku monitoronte çdo ngarkesë që hynte në Itali, ose e thënë ndryshe ishte njeriu që mbante përgjegjësi për gjendjen në magazinë dhe shitjet në shtetin fqinj.

Si rezultat i hetimeve prokurorët italianë kanë faktuar tre episode të trafikimit të drogës. Më konkretisht rasti i parë ishte në 5 dhjetor 2015 në Vipiteno të Bolzanos, ku Lesaj importoi nga Holanda në Itali 11.5 kg kokainë, sasi kjo e cila u arrit të kapej nga policia. Rasti i dytë ishte në janar të vitit 2016, 2 kg kokainë sërish nga Holanda drejt Milanos, por edhe kësaj here dështoi. Rasti i tretë më 27 janar 2016 nga Holanda po drejt Milanos. Bëhej fjalë për 3 kg kokainë, e cila sërish u kap nga policia së bashku me korrierët.

Lesaj ishte pjesë e grupit të quajtur “Kompania Bello”, kjo për shkak se anëtarët e kësaj bande njiheshin si “meshkuj simpatik” që krijonin lidhje me bukuroshet e shoëbizit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë. Rasti konkreti ishte Eldi Dizdari martuar me ish- misin Suada Sherifi. Ky grup u shkatërrua më 17 shtator të këtij viti. Hetimet për shkatërrimit të këtij grupi, i cili drejtohej nga një 40-vjeçar, i njohur si Dritan Rexhepi kanë zgjatur për 5 vite me radhë, ku janë kapur rreth 4 tonë kokainë dhe mbi 5.5 milion € në para.

Në këtë kartel droge i quajtur “Kompania Bello” 5 nga të arrestuarit janë kapur në Shqipëri. Më konkretisht mësohet janë arrestuar Gentjan Manaj në Tiranë, Elvis Jaupaj dhe Jorin Llambro në Vlorë, Rexhino Ibrahimi në Durrës, Vladimir Lesaj në Lezhë, ndërkohë që Eldi Dizdari është arrestuar në Dubai, një person me rekorde kriminale të theksuara në fushën e trafikimit të drogave të forta dhe krimeve ndaj personit i cili do të ekstradohet drejt Italisë.

Ndërkohë në vendet Europiane janë arrestuar shqiptarët e tjerë Lek Colaj, 40 vjeç në Rumani; Gjergj Lesaj, 38 vjeç në Holandë, Sokol Aliko (Memetaj) 36 vjeç në Spanjë, Robert Varga, 44 vjeç në Hungari. Ky grup kontrollonte të gjithë zinxhirin, nga rregullimi i dërgesave të mëdha direkt nga Amerika e Jugut deri te shpërndarja në të gjithë Evropën.

Më pas paratë e fituara nga ky aktivitet i drogës, i pastronin me anë të një skeme të mirë menduar. Ato sillnin lekët nëpërmjet sistemit të remitancave (paratë e dërguara nga emigrantët). Nëpërmjet pikave të transferimit të parave, ato dërgonin paratë në këto agjenci në vende të caktuara. Një operator tjetër tërheq shumën ekuivalente diku tjetër në botë dhe ia kalon marrësit të synuar. Kështu ato nuk linin asnjë gjurmë të dyshimta, duke pastruar kështu miliona euro përmes këtij sistemi.

të fundit

Donald Trump uron Krishtlindjen: Gëzuar të gjithë, përfshirë dhe fundërrinat e së majtës radikale që po përpiqen të na shkatërrojnë

Presidenti amerikan Donald Trump shfrytëzoi sezonin e festave për të përcjellë urime për Krishtlindje, por nuk munguan kritikat ndaj kundërshtarëve…

1 minute ago

VIDEO/ Dhunohet TikTokerja e njohur Suada Muça

Mbrëmjen e djeshme, është dhunuar TikTokerja Suada Muça, në Tiranë. Burime jozyrtare bëjnë me dije se ajo është sulmuar nga…

32 minutes ago

Arrestohet në Stamboll presidenti i Fenerbahçes, Sadettin Saran

Në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të njohura të botës së artit dhe mediave, Presidenti i Fenerbahçes,…

40 minutes ago

Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje plot shpresë e begati për të gjithë

Presidenti Bajram Begaj, ka uruar besimtarët për Krishtlindje. Në mesazhin e tij, Begaj uron festa plot begati për besimtarët e…

1 hour ago

Kryeministri Rama mesazh urimi për besimtarët e krishterë: Gëzuar Krishtlindjen

Këtë të enjte, në një postim në rrjetet sociale, kryeministri i vendit Edi Rama, ka uruar besintarët e krishterë për…

1 hour ago

Nga rajoni në shtëpinë e babagjyshit në Finlandë, ku do të arratisen shqiptarët këtë fundvit?

Jemi në atë stinë të udhëtimeve të fundvitit, kur agjencitë turistike nxjerrin ofertat e fundit dhe aeroportet mbushen me valixhe…

2 hours ago