Categories: Uncategorized

Pirlo hap librin e kujtimeve: Të mundja Juven në finalen e Champions-it ishte emocionuse

Në ditët e fundit, ku si rrjedhojë e masave së sigurisë për shkak të koronavirusit, programet e ndryshme të ftuarit e tyre i kanë pasur “live” me anë të lidhjeve direkte, por në të njëjtën kjo kohë, lidhjet dyshe ose treshë në rrjetet sociale është shndërruar në një trend edhe për kampionët e futbollit.

Ndërsa aktivitet nuk ka, lojtarët ose is-lojtarët janë shndërruar në të ftuar apo gazetarë dhe kanë sjellë në momente momente picante, kujtime të bukura ose të hidhura, për të mbajtur në lëvizje tifozët e futbollit, derisa topi të nisë të xhirojë ende në fushat e gjelbra. Dhe një ndër ata që ka dashur të bëjë ndërhyrjen e tij ka qenë edhe Andrea Pirlo, i cili duket se është gati që pas fitoreve të mëdha dhe të shumta në fushë, të provojë t’i arrijë ato edhe nga stoli, duke zbuluar:

Të lidhura

None found

“Nëse nuk do të kishte qenë për shkak të kësaj pauze të detyrueshme prej këtij virusi, mendoj se ndoshta do të kisha nisur karrierën time si trajner menjëherë. Personalisht mendoj se këtij sezoni i ka ardhur fundi, por sido që të jetë tani, pas gjithçkaje që po kalojmë mendoj se do të jem në stol vetëm nga sezoni i ardhshëm, – nënvizon ish-fantazisti bardhezi, i cili duket se ka përgënjeshtruar se nuk do të jetë në krye të Juventusit U-23, në Serinë C.

– Cila do të jetë skuadra ime e ardhshme? Të presim dhe do të shohim, pasi ofertat nuk më mungojnë, por nuk dua të them asgjë më shumë se kaq”. Ndërkohë, për të thyer sa më shumë monotoninë e kësaj periudhe, ish-shoku i tij te Milani, Masimo Ambrozini, e pyeti Pirlon se cila prej finaleve të Ligës së Kampioneve i ka mbetur më shumë në memorie: ajo me Juventusin në Mançester apo hakmarrja ndaj Liverpulit në Athinë:

“Nuk ka dyshim që për mua, suksesi dhe finalja më e bukur në Champions ishte ajo ndaj Juventusit në vitin 2003. Arsyeja është jo vetëm sepse ishte një ndeshje e fortë, por ishin përballë dy skuadra, të cilat për të arritur te trofeu e lanë pezull suksesin deri në momentin e goditjes së penalltive.

Dhe pa dyshim që sa më e madhe që është vuajtja, aq më shumë të shijon edhe suksesi”, u përgjigj ish-numri 21 i bardhezinjve, i cili ndoshta do të ketë bërë nervoz ndonjë prej tifozëve të Juves…

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

5 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago