Categories: Uncategorized

Pioli befason në prag të derbit: Juventusit do i tregojmë se jemi në një nivel me ta

Milani do të presë ditën e nesërme në “San Siro” Juventusin, në ndeshjen e parë për gjysmë finalen e Kupës së Italisë.

Një ndeshje kjo që nuk vjen në momentin më të mirë për Milanin, të cilët në fundjavë humbën ndaj Interit në fundjavë.

Të lidhura

None found

Në prag të sfidës me Juventusin, para mediave ka dalë tekniku Stefano Pioli i cili është shprehur : “Kupa është e rëndësishme për të gjitha klubet prestigjioze, pasi të gjithë duan të bëjnë mirë në këtë kompeticion. Ne kemi bërë mirë për të arritur deri këtu, por kjo nuk është e mjaftueshme.

Ne duam t’i shkojmë kësaj rruge deri në fund. Ndeshja e parë do të jetë shumë e rëndësishme. Ne duhet të jemi të përqendruar dhe të tregojmë një performancë më të mirë se sa ajo ndaj Interit, në anën teknike.

Derbi? Ishte një humbje e rëndë, duke parë se si shkoi ajo ndeshje. Na dëmtoi humbja në derbi, por të luash menjëherë një ndeshje të rëndësishme si ajo e nesërmja, mund të na ndihmojë. Ne i kemi cilësitë t’i hapim probleme Juventusit dhe ndeshja me ta është ajo që mund të kisha kërkuar pas humbjes në derbi. News-CS-Pioli-Milan-SPAL-30.10.2019

Do të luajmë kundër skuadrës më të mirë në Itali dhe një nga më të mirat në Europë. Është një mundësi për t’iu dëshmuar se jemi në nivelin e tyre.

Kishte shumë gjëra pozitive në pjesën e parë në derbi dhe kjo tregon se ne po afrohemi me nivelin e skuadrave të forta. E ardhmja? Nuk më intereson aspak.”

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

6 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

6 hours ago