Categories: sport

Pioli në prag ndeshjen me Fiorentinën: Eliminimi na bën më të fortë, Ibra titullar

Milani do të harrojë sa më shpejt eleminimin nga Europa Lague pasi në kampionat e pret  një transfertë shumë e vështorë ndaj Fiorentinës.

Trajneri Stefano Pioli doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp, ku tha se skuadra e tij ka dalë më e bindur në aftësitë e veta, pas ndeshjes me Manchester United dhe se nesër pret një tjetër performancë pozitive.

Të lidhura

None found

“Eliminimi sigurisht që djeg, veçanërisht pasi ke bërë një ndeshje të mirë, si ne ndaj Man. United. Megjithatë nga kjo ndeshje dalim më të fortë dhe më të bindur për aftësitë tona, por njëkohësisht të vetëdijshëm që në nivele të lart atë ndëshkon qoftë edhe një gabim i vetëm. Tani mendojmë për ndeshjen me Fiorentinën, një sfidë e vështirë, por që duam të marrim maksimumin”, u shpreh Pioli.

Zlatan Ibrahimovic u rikthye ndaj Manchester United dhe luajti disa minuta, ndërsa nesër në Firenze, Pioli ka planifikuar ta hedhë në fushë nga minuta e parë. Tekniku kuqezi pranon momentin e vështirë që po kalon Calhanoglu dhe shprehet se Bennacer do të niset sërish nga pankina.

“Nuk e di nëse i ka 90 minuta në këmbë, por nesër Ibra do ta nisë ndeshjen nga minuta e parë pasi prezenca e tij është mjaft e rëndësishme për moralin e ekipit. Bennacer ka vetëm një javë që kryen seanca të plota, ndaj nesër do ta nisë nga stoli dhe do të luajë vetëm nëse kemi nevojë për të. Calhanoglu ka pasur probleme fizike, që nuk po e lejojnë të rikthehet në maksimum, por të gjithë e presim, pasi është një pikë e rëndësishme e formacionit tonë”, tha Pioli./albeu.com/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

1 hour ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

2 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

2 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

2 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

2 hours ago