Kolegji i Pocaçëm i Apelimit ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Vendimi ka ardhur një ditë pasi gjyqtari u mos si i pandehur nga SPAK, pasi ai akuzohet se fshehu faktin se ishte shkarkuar si gjyqtar në vitin 1997.
KPA theksoi në mbledhjen e sotme se organet proceduese të vijojnë me një proces të shpejtë dhe në përputhje me parashikimet e ligjit.
None found
Njoftimi i plotë: Pas vënies në dijeni nga vetë gjyqtar Luan Daci, për marrjen e tij në cilësinë e të pandehurit nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u zhvillua sot Mbledhja e Gjyqtarëve, e cila, me vendimin nr. 14, datë 24.07.2020, në zbatim të nenit C, pika 3 e Aneksit të Kushtetutës, të nenit 128, pika 3, germa “b”, të nenit 179, pika 7, si dhe të nenit 179/b, pikat 5 dhe 6 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, vendosi:
1. Pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, z. Luan Daci.
2.Kolegji i Posaçëm i Apelimit, në funksion të ushtrimit të veprimtarisë normale të tij, duke respektuar pavarësine dhe paanësinë e organeve proceduese, si dhe parimin e prezumimit të pafajësisë për gjyqtarin Luan Daci, u kërkon organeve proceduese të vijojnë me një proces të shpejtë, në përputhje me parashikimet e ligjit.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot, në kuadër të fushatës “Movember”, mbështeti iniciativën për testime falas të PSA-së, me qëllim…
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka mirëpritur dekretimin e Ligjit për Byronë Shtetërore për Procedurën e Verifikimit dhe…
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë-Berat, në afërsi të fshatit Kashtbardhë, ku një automjet me pesë persona ka…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar nga Kukësi se opozita është e gatshme të bashkëpunojë me çdo forcë…
Një 40-vjeçar, i identifikuar si ish-truproje i Hamasit dhe djali i një zyrtari të lartë të kësaj organizate, është shpallur…
Policia greke ka arrestuar tre shtetas egjiptianë, të dyshuar për një grabitje të dhunshme ndaj një gruaje të moshuar në…