Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e Prokurorisë Speciale SPAK dhe i ka komunikuar gjyqtarin Luan Daci vendimin e pezullimit të ushtrimit të funksioneve publike.
Daci vetë nuk ishte prezent, por u përfaqësua nga dy avokatët e tij, të cilët thanë se do bënin ankimin në shkallën tjetër të gjyqësorit, duke thënë se klienti i tyre nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore.
None found
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë e ka regjistruar proçedimin penal Nr.56, viti 2020 për veprën penale ″Falsifikimi i dokumenteve″, të parashikuar nga neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal pak ditë më parë.
Nga veprimet hetimore të kryera lidhur me këtë proçedim penal është provuar se shtetasi Luan Daci, me funksion Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, në aplikimin e kryer prej tij në datën 03.02.2017 për t’u emëruar në funksionin e mësipërm, ka paraqitur rrethana të rreme, duke mos deklaruar faktin se ndaj tij është marrë më parë masa disiplinore ″largim nga puna″.
Shtetasi Luan Daci në vitet 1994-1997 ka ushtruar funksionin e Gjyqtarit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pas propozimit të Ministrit të Drejtësisë, me vendimin Nr.6, datë 24.12.1997, në nenin 1 të tij, ka vendosur: ″Z.Luan Daci, largohet nga detyra e gjyqtarit për shkelje të ligjës dhe paaftësi në detyrë″.
Në bazë të nenit 6, paragrafi (1), gërma (dh) të ligjit Nr.84/2016 ″Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë″, si dhe nenit 150, paragrafi (3) të ligjit Nr.96/2016 ″Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë″, i cili ka qënë në fuqi në momentin e aplikimit, ekzistenca e masës disiplinore ″largim nga puna″ përbënte shkak ligjor që shtetasi Luan Daci të mos plotësonte kriteret formale për të aplikuar në pozicionin vakant Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Në rrethanat e mësipërme, shtetasi Luan Daci është marrë në përgjegjësi penale nga Prokuroria e Posaçme për kryerjen e veprës penale ″Falsifikimi i dokumenteve″, të parashikuar nga neni neni 186, paragrafi (1) i Kodit Penal.
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.54, datë 20.05.2020 ka vendosur ndaj shtetasit Luan Daci caktimin e masës së sigurimit ndaluese ″pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik″, të parashikuar nga neni 242 i Kodit të Proçedurës Penale, duke e pezulluar nga atë funksioni Gjyqtar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se anëtarët e grupit punues për strategjinë shtetërore lidhur…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, ka kërkuar që sa më shpejt të përgatitet drafti i parë i…
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, nuk e ka përjashtuar mundësinë që të hyjë në garën për kryetar…
Teksa kryeministri Edi Rama ka vendosur si për çdo ditë tavolinën prej mermeri para Kryeministrisë për të dialoguar me studentët…
Ka nisur protesta mbarëkombëtare kundër vrasjes së grave në Kosovë, e organizuar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të…
Demokratët kanë nisur marshimin nga selia e Partisë Demokratike në drejtim të Kryeministrisë, në kuadër të protestës së paralajmëruar kundër…