Këshilli i Lartë Gjyqësor do të mblidhet sot për të shqyrtuar projekt vendimin për pezullimin nga detyra të gjyqtares së Korçës Mimoza Margjeka, arrestuar dy ditë më parë.
Gjyqtarja është në arrest shtëpie pas akuzave për korrupsion. Nga përgjimet e SPAK doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.
None found
Dy ditë më parë, gjyqtarja me tone të ashpra u shpreh se shoqërimi i sajë është në kundërshtim me ligjin.
“Më çuar te Gjykata e Shkallës së parë! S’dini ku po me çoni! Më çuan në bodrum, kisha frikë. Shoqërimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Është e turpshme. Si ma bëjnë mua këtë gjë, po populli. Po jo s’bën shteti kështu. Është antiligjore”, tha gjyqtarja, e cila është përfshirë në debat edhe me oficerët e policisë që e shoqëronin.
Rendi i ditës së KLGJ
Shqyrtimi i projektrregullores “Për organizimin dhe funksionimin e Komisionit Disiplinor dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor, në një procedurë disiplinore”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.
Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së përshpejtuar të detyruar të vlerësimit etik dhe profesional viti kalendarik 2019, për gjyqtarët që kanë plotësuar kriteret ligjore të kandidimit për ngritje në detyrë” i përgatitur nga Komisioni i Vlerësimit të Etikës dhe Veprimtarisë Profesionale.
Shqyrtimi i projektvendimit “Për pezullimin nga detyra të magjistrates Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës, caktuar në skemën e delegimit në Gjykatën e Apelit Korçë”, i përgatitur nga Komisioni Disiplinor.
Kushdo që mendon se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave është e parëndësishme gënjen, disa media opozitare janë…
Kryetari i Aleancë, Ardian Gjini, ka pritur në selinë e Aleancës krerët e OVL-UÇK, të kryesuar nga Hysni Gucati. Gjini,…
Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore në këtë komunë që të caktojë masë paraburgimi ndaj dy të…
Pas shtrenjtimit të biletave njëdrejtimëshe në Prishtinë, nga 1 korriku: nga 50 centë në 80 centë reagoi Lëvizja Vetëvendosje Lëvizja-…
Operacioni policor kundër krimit të organizuar, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për hetimin e Krimeve të Rënda dhe…
Manchester United raportohet se ka identifikuar objektivin e tyre prioritar në afatin kalimtar të verës, teksa vazhdon riformësimin e skuadrës.Trajneri…