Categories: Uncategorized

PD kallëzon penalisht Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu

PD ka bërë kallëzim penal për Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe zyrtarëve përgjegjës për shpërndarjen tek personeli shëndetësor të 1.2 milionë maskave që PD thotë se janë të skaduara.

PD

Të lidhura

None found

Në kallëzim thuhet se ministrja Manastirliu akuzohet për 5 vepra penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës.

“Siç e shikoni këto kuti, me të cilat kanë pajisur mjekët me maska kanë një pullë, që ka bllokuar datën e skadencës së këtyre maskave. Nëse pullën e heq, do të shikoni se data e skadencës së këtyre maskave që janë shpërndarë personelit mjekësor është 20/12/2011.

Kjo tregon që Ministria e Shëndetësisë, personalisht Ministrja e Shëndetësisë dhe të gjitha institucionet shëndetësore në vend janë përfshirë në një veprimtari kriminale me pasoja të rënda për shëndetin e stafit mjekësor.

Këto nuk janë mjete mbrojtëse mjekësore. Këto janë mbetje mjekësore që do të duhej të ishin nënshtruar menjëherë procedurës së asgjësimit siç parashikon ligji. Jo vetëm nuk janë asgjësuar, jo vetëm mjekët janë sot më shumë të pambrojtur dhe nga këto maska iu rrezikohet edhe shëndeti i tyre, por për këto maska sigurisht që janë paguar edhe para dhe Ministria e Shëndetësisë është përfshirë në një skenar kriminal të manipulimit, pra të fshehjes së vërtetës duke vënë në dispozicion të mjekëve mbetje spitalore. E ripërsëris, nuk janë mjete mbrojtëse spitalore janë mbetje spitalore që do të duhej të ishin asgjësuar.

Kam dy apele nga Qendra Shëndetësore Kamëz, që është qendra e fundit shëndetësore që ne vizitojmë sot:

“Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.”- thuhet në kallëzimin e 10 Marsit të Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Partia Demokratike denoncoi dje se qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Kutitë me maskat e skaduara ishin një etiketë që mbulonte datën e skadencës, duke shkelur ligjin në mënyrë të dyfishtë”.

të fundit

Trump nuk e përjashton bashkëpunimin me demokratët: S’kam ndërmend të vë veton për gjithçka në dy vitet e ardhshme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej se po e lë pak a shumë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me demokratët,…

44 seconds ago

Mteorologu Hakil Osmani zbulon çfarë ndodh me motin në fundjavë, priten reshje dëbore temperaturat zbresin deri në -5°C

Reshjet e shiut do të vijojnë të jenë të pranishme në vendin tonë edhe gjatë fundjavës, ndërsa në disa zona…

4 minutes ago

I dënuari goditi policin me ekspres kafeje në burgun e Burrelit, Drejtoria e Burgjeve tregon gjendjen e efektivit

Pas lajmit për sulmin ndaj punonjësit të Policisë së Burgjeve në IEVP Burrel, ka reaguar zyrtarisht Drejtoria e Përgjithshme e…

33 minutes ago

VIDEO/ Më shkatërruan çdo gjë, Monika Kryemadhi: Punë e madhe po më çuan te burgu i Pogradecit, çdo gjë do e kem falas

Mbrëmjen e djeshme, Monika Kryemadhi, ishte e ftuar në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus. Kryemadhi foli për…

1 hour ago

Shqipëria mirëpret samitin për “Planin e Rritjes”/ Rama: Në fokus reformat dhe integrimi europian! E pranishme edhe Marta Kos

Mëngjesin e sotëm,  përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama, ka ndarë një mesazh ku ka njoftuar për…

2 hours ago

Këmbimi valutor 27 Nëntor 2026/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…

2 hours ago