Categories: Uncategorized

PD ngre akuzën: Të dorëhiqet Manastirliu

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia ka kërkuar në rrjetet sociale dorëheqjen e ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Duke u bazuar në denoncimin e një qytetari se ministrja shpërndau video false nga spitali Infektiv, Bardhi i kërkoi SPAK që të nisë menjëherë hetimin penal.

Të lidhura

None found

Sipas ish-deputetit në videon e shpërndarë shihet se serumet jepen në shishe uji dhe imazhet kanë qëllim vetëm të terrorizojnë qytetarët.

Reagimi i Spahisë:

Ministrja e Shëndetësisë duhet te japë dorëheqjen! Ajo ka mashtruar qytetarët përmes pamjeve të rreme, duke i terrorizuar ata. Efekti nuk është aspak sensibilizimi i qytetarëve për të përdorur maskën dhe masat e tjera për distancim social dhe higjenë. Denoncimin e një qytetari tek JOQ ma kanë dërguar me dhjetëra të njohur, të revoltuar nga horrorri që Ministrja e Shëndetësisë përcjell me dashje. Qytetari ka njohur në video gjyshen e tij, të painfektuar nga COVID, që sot e ka në shtëpi, por që Ogerta Manastirliu e paraqet si të shtruar në spitalin COVID.

Ogerta Manastirliu duhet të japë dorëheqjen, sepse në vend të mesazheve bashkëpunuese, edukative për qytetarët, mbjell frikë dhe terror me regjinë e rreme makabre të Edi Ramës.

Qytetarë! Kujdesuni për veten!

Është e vetmja mënyrë që të mos përfundoni tek spitali Infektiv, ku kushtet e pacientëve me COVID 19 janë skandaloze, siç kemi parë me në pak foto dhe video klandestine, pasi të sëmurët trajtohen si të burgosur pa asnjë të drejtë kontakti me jashtë, vetëm për të mos treguar të vërtetën e dështimit të Ogerta Manastirliut dhe Edi Ramës me krizën COVID 19 dhe me shëndetësinë në këto 7 vjet.

Shikoni edhe një herë videon e qeverisë. Pamjet tregojnë se serumet jepen në shishe uji. Në këtë nivel të tmerrshëm ka mbërritur shëndetësia falas, që premtoi Edi Rama 7 vjet e gjysëm më parë.

Prokuroria e Posaçme duhet të nisë menjeherë hetimin penal për Ministren e Shëndetësisë, që shpërndau një video false për të terrorizuar qytetarët! Në gati 108 vjet shtet, shqiptarët nuk kanë patur kurrë një qeveri kaq armiqësore ndaj tyre sa modeli që solli Edi Rama. Një qeveri që i vjedh, i varfëron, i mashtron dhe i terrorizon!

të fundit

Besa avancon ndaj Pogradecit, ndërsa Besëlidhja dhe Bylisi zbresin në fushë

Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…

5 minutes ago

Granit Dervisholli jep dorëheqjen dhe mbyll aventurën te Trepça ’89

Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…

5 minutes ago

El Niño godet Bolivinë, shpallet emergjencë kombëtare për thatësirat dhe përmbytjet

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…

5 minutes ago

Arka me para në vilën e Ballukut, Berisha: Janë paratë e xhepit, të shohim sa do të deklarojë SPAK-u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…

11 minutes ago

Tirana dhe Egnatia përballen në Vorë, pritet një ndeshje e fortë

Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA  “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…

17 minutes ago

Manxhuka: No Serbian elections or referendums have been held in Kosovo

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…

23 minutes ago