Categories: Uncategorized

Pas resortit luksoz të Hajrave, ku do të zbarkojë sot OFL?

OFL-ja e nisi dje aksionin për të sekuestruar pasuritë e fisit të Hajrave, mes tyre dhe resorti ku i mbajt peng Jan Prenga, i cili më pas u dhunua për vdekje.

Ndërkohë ditën e sotme ka nje tjeter goditje.

Të lidhura

None found

Kete e ka bere me dije mbreme ne Open në Top Channel, zv-ministri i Brendshëm Julian Hodaj. Sipas tij, sot do te kete nje tjeter aksion, por nuk ka ende detaje se ku do te godase kete here OFL.

Ja cfare deklaroi ai:

Sigurisht që ata (OFL) kanë hetime dhe kanë profile kriminale për çdo anëtarë grupi apo drejtues grupi kriminal që kanë hetuar. Disa prej tyre i kanë çuar në Gjykatë. Kemi parë grupe të famshme që nuk prekeshin prej 17 vitesh dhe shkuan u përballën me drejtësinë. Logjika që përmendën dy gazetarët qëndron shumë. “Forca e Ligjit” në nëntor 2017 evidentoi një numër të lartë të anëtarëve dhe drejtues të grupeve kriminale. Krijohet një databazë dhe janë rreth 40 ose 44, databaze të ndryshme që merren nga legalizimet, tatime doganat etj.

Policia ka një informacion shumë të kryqëzuar. Fatura e ujësjellësit ju duket shumë minimale, por në fakt ka një rëndësi të jashtëzakonshme për policinë në një moment të caktuar, që do të thotë që pavarësisht ky paska vetëm këtë ndërtesë të deklaruar. Por sipas faturës kupton që ky persona paska dhe një banesë tjetër që i paguhet fatura. Gjatë kohës që filloi “Forca e Ligjit” ka pasur denoncime që vinin, madje kanë qenë disa denoncime në zonën e plazhit ku ishin të përfshirë edhe zyrtarë. Këto kishin ardhur pikërisht nga denoncimet e qytetarëve dhe bizneseve që ishin aty.

Përveç informacioneve që ka task-forca, kanë ardhur shumë informacione edhe nga ndërkombëtarët, Europol, Interpol, partnerët ndërkombëtar. Ne vazhdimisht kemi kërkuar që jo vetëm të shkëmbejmë sa më shumë informacion, para dy muajsh ne avancuam në një marrëveshje shumë të rëndësishme në nivel të Europës Juglindore për shkëmbimin e të dhënave në mënyrë automatike. Përfshihen gjurmët e gishtave, të profileve të ADN dhe të dhënave të automjeteve. Që do të thotë unë marrë akses në Austri në Serbi kudo, mjafton të gjej një gjurmë gishti këtu.

Nga informacionet e para mendohet se janë rreth 250 subjekte të cilat do të kalojnë në filtrat e Operacionit Forca e Ligjit, dhe që kryesisht janë në qarqet më të mëdha të vendit.

Paketa ligjore mbi të cilën është ngritur kjo strukturë anti-KÇK, parashikon që për subjektet dhe bizneset të cilat nuk justifikojnë dot pasurinë dhe të ardhurat, dosja e tyre do të shkojë në SPAK.

Kësaj të fundit i jepet 15 ditë kohë, dhe 15 të tjera do i jepen Gjykatës që të shprehet me vendim për vendosjen e sekuestros.

të fundit

Plagoset me armë zjarri një 35-vjeçar në Kurbin, i riu dërgohet me urgjencë në Spitalin e Traumës

Një 35-vjeçar nga Kurbini është paraqitur për mjekim në Spitali i Traumës, pasi ka mbetur i plagosur me armë zjarri.…

6 minutes ago

Aksident me vdekje në Tiranë (EMRI)

Një aksident me vdekje është regjistruar në Kombinat, ndërron jetë 61-vjeçari. Fatkeqësisht 61-vjeçari, Ylmi Dedja, ka humbur jetën. Mësohet se…

22 minutes ago

Aksion kundër trafikut të armëve, momenti kur i dyshuari rrethohet dhe i vihen prangat (VIDEO)

Ditën e sotme, një tjetër rast i trafikut të dyshuar të armëve është goditur në kryeqytet. Burime zyrtare të Policisë…

24 minutes ago

Denoncimi i PD: E-albania s’ punon, janë shpenzuar para për sisteme që nuk funksionojnë, nuk është rastësi që SPAK sekuestroi 40 mln euro në kuadër të hetimeve të AKSHI-t

Në një deklaratë për mediat, Partia Demokratike, ka denoncuar sot mosfunksionimin e sistemit E-albania, duke penguar qytetarët të aplikojnë për…

38 minutes ago

Rriten shpërblimet për sportistët elitarë/ Ministri Blendi Gonxhja prezanton skemën e re: Ja sa do të jetë mbështetja financiare dhe kush përfiton

Ministri për Turizmin, Kulturën dhe Sportin Blendi Gonxhja, tha se në mbledhjen e sotme të qeverisë është marrë vendimi për…

53 minutes ago

Skandali i AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj, nga “e pastrehë” në pronare e 4 vilave, Këlliçi: SPAK u vu në lëvizje pas kërcënimit të shtetasve gjermanë

Skandali i Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), thellohet me akuza të reja, sipas të cilave hetimi i SPAK-ut…

1 hour ago