Virusi vdekjeprurës ‘Coronavirusi’ që ka shpërthyer në qytetin kinez Uahan është zgjeruar në disa shtete, kurse deri tani ka vrarë së paku 25 vetë. Epidemia besohet se ka “lindur” në një treg të peshqve.
Autoritetet përkatëse, pasi janë njoftuar, e kanë mbyllur markatën. I gjithë qyteti u fut në karantinë. Qyteti Uuahan ka rreth 11 milionë banorë, më tepër sesa Londra e Nju Jorku dhe ndaj virusi është zgjeruar edhe në Tajlandë, Japoni, Kore të Jugut, Tajvan dhe në SHBA, shkruajnë mediat në gjuhën angleze.
None found
Disa javë pasi tregu u bë “pika e nxehtë”, zyrtarët kinezë kanë njoftuar se virusi bartet nga një njeri te tjetri (pra është ngjitës). Coronavirusi përfaqëson një spektër të gjerë të virusëve që janë prezent tek kafshët, që në rrethana të caktuara mund ta bartin edhe te njerëzit.
Kontakti me mish të kafshëve të ndryshme që shiten nëpër tezga, është konstatuar se është burim i infeksioneve te disa njerëz. Mediat lokale kanë publikuar listën e kafshëve, mishi i cilave është prezent në treg. Informacionet nuk janë plotësisht të verifikuara, por ato janë duke qarkulluar edhe në rrjetet sociale. Në listë figurojnë, lopët, derrat, patat, leprat, qentë, drerët, gjarpërinjtë, breshkat, akrepat, dhelprat, krokodilët, gomarët, kangurët dhe koalat. Tregu dyshohet se kishte shumë papastërti.
Koordinatori nacional për luftën kundër terrorizmit, Pavle Trajanov, vlerëson se Maqedonia duhet ta shfrytëzojë momentin politik në Serbi për të…
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka nisur shpërndarjen te shoqëritë veterinare të 400 mijë dozave të vaksinës kundër lisë…
Komuna e Pejës ka publikuar sot sqarimin e Qendrës për Punë Sociale lidhur me Raportin e Inspektimit të Jashtëzakonshëm, pas…
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal te çështjet e drejtësisë që lidhen me Belinda…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka sulmuar ashpër Ervin Demon, pas caktimit të tij si drejtues politik i Partisë…
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Asamblenë e Partisë Socialiste, u ndal te çështjet e drejtësisë që lidhen me Belinda…