Categories: Uncategorized

Paloka i drejtohet hapur Ramës: Çfarë do të ndodhë me Tahirin dhe Agron Xhafën?

N/kryetari i PD-së, Edi Paloka në një deklaratë për mediat i kërkoi Kryeministrit Rama, ministrit Lleshaj dhe drejtorit të policisë, Veliu të tregojnë se pse nuk hetohen pasuritë e Agron Xhafës, Saimir Tahirit, dhe miqtë e Taulant Ballës.

Pyetje:

1. A e ka përfshirë policia vëllanë trafikant droge të Fatmir Xhafës në listën e personave që do t’u verifikohet pasuria?
2. Pse është i paprekshëm Saimir Tahiri, subjekt direkt i ligjit antiKÇK?

3. Kush e pengon policinë të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë dhe të verifikojë pasuritë e miqve të dënuar si trafikantë droge të Olsi Ramës dhe Taulant Ballës?”

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI EDI PALOKA.

Me Edi Ramën në krye të qeverisë dështimi i të ashtuquajturit ligji antiKÇK është i garantuar, njësoj siç dështoi ligji Antimafia për të goditur pasuritë e krimit.

Gjatë qeverisjes së Edi Ramës, jo vetëm nuk u prek dhe nuk u sekuestrua pasuria e asnjë trafikanti droge, të lidhur me pushtetin, por ata morën pasuri publike, miliona euro tendera dhe koncesione.

Rasti më flagrant i dështimit të shtetit përballë forcës së krimit është Agron Xhafaj. Vëllai i ish ministrit të brendshëm, Fatmir Xhafaj, nuk u hetua asnjëherë për pasuritë e tij, megjithëse është i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Agron Xhafaj është i paprekshëm nga ligji, sepse ai dhe vëllai i tij deputet i Partisë Socialiste, i shërbejnë pushtetit kriminal të Edi Ramës.

Është provuar se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu, shkeli çdo ligj për të mbrojtur 2 vjet më parë Agron Xhafën, i kapur sërish në flagrancë si trafikant droge. Ardi Veliu, i cili sot kaloi vetingun politik në polici, u komandua në detyrë në shkelje të ligjit si ushtar i trafikantit të drogës Agron Xhafaj.

Edi Rama, Sandër Lleshaj dhe Ardi Veliu duhet t’u përgjigjen disa pyetjeve:

1. A e ka përfshirë policia vëllanë trafikant droge të Fatmir Xhafës në listën e personave që do t’u verifikohet pasuria?
2. Pse është i paprekshëm Saimir Tahiri, subjekt direkt i ligjit antiKÇK?
3. Kush e pengon policinë të zbatojë ligjin njësoj për të gjithë dhe të verifikojë pasuritë e miqve të dënuar si trafikantë droge të Olsi Ramës dhe Taulant Ballës?

48 orë janë të mjaftueshme për të sqaruar opinionin publik, i cili, në çdo sondazh shprehet në shumicë dërrmuese se nuk i beson qeverisë së Edi Ramës as për të luftuar krimin, as për të luftuar korrupsionin dhe për të rimëkëmbur ekonominë e vendit.

Shqipërisë nuk i duhen ligje, që nuk zbatohen kurrë për miqtë, familjarët dhe klientët e kryeministrit. Shqipërisë i duhet një qeveri dhe një kryeministër që nuk është ortak i krimit të organizuar.

Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund ta sigurojë këtë. Ne treguar se kemi vullnetin për të goditur krimin dhe për të luftuar korrupsionin, dy armiqtë më të mëdhenj të zhvillimit dhe mirëqenies së shqiptarëve.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

7 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

7 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

7 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

7 hours ago