Në raportin paraprak pas zgjedhjeve në Serbi, OSBE-ODIHR vë theksin në dy problem thelbësore të këtyre zgjedhjeve: mungesa e alternativës politike te votuesit, ngase opozita bojkotoi votimet, por edhe tek përfshirja e presidentit Aleksandër Vuҫiҫ në fushatën e partisë së tij SNS ҫka me ligj është e ndaluar, pasi kreu i shtetit përfaqëson unitetin e kombit.
“Zgjedhjet u karakterizuan nga polarizim politik në mes të një bojkoti nga një pjesë e konsiderueshme e opozitës. Për më tepër, roli i dyfishtë i presidentit si drejtues i partisë në pushtet ka mjegulluar gjithnjë e më shumë vijën midis detyrave të tij zyrtare dhe fushatës zgjedhore, në shkelje të angazhimit të bërë nga të gjitha vendet e OSBE-së për të mbajtur një ndarje të qartë midis shtetit dhe partive politike “ thuhet në deklaratën e lexuar nga Urszula Gacek, kreu i misionit të posaçëm të vlerësimit të zgjedhjeve të ODIHR-it.
None found
Fushata zgjedhore ishte disi e pazakontë pasi vetëm disa mitingje u organizuan për shkak të shqetësimeve shpërthimit të koronavirusit (COVID-19). Fushata më aktive ishte në media dhe në mediat sociale. Sidoqoftë, sipas ODIHR, shumica e kanaleve televizive dhe gazetave kryesore promovuan politikat e qeverisë, dhe disa media që ofrojnë pikëpamje alternative kanë qasje të kufizuar.
Ndërkohë, Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare të BE që të mos hapin kapituj të rinj në bisedimet e pranimit me Serbinë “para se demokracia e mjaftueshme të rikthehet në vend”.
Një nga anëtaret e PSE-së është edhe Partia Socialdemokrate e ish-presidentit Boris Tadiҫ, e cila gjithashtu nuk mori pjesë në zgjedhje dhe ishte pjesë e opozitës së bashkuar që drejtohet nga Dragan Gjilas.
“Asnjë kapitull i ri nuk duhet të hapet me Serbinë nga Këshilli përpara se problemet të mëdha me demokracinë të zgjidhen në vend. Si minimum, ne kemi nevojë për media të lira dhe një parlament të larmishëm, ku përfaqësohet opozita, “tha Kati Piri, nënkryetari i PSE.
Tonino Picula, zëdhënësi i komitetit për punë të jashtme të grupit parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Europian tha se “pasi zgjedhjet u bojkotuan nga partitë kryesore të opozitës dhe asnjë parti opozitare nuk do të hyjë në parlament, parlamenti i Serbisë ka humbur rolin e tij si një organ legjislativ që përfaqëson tërë shoqërinë serbe”.
TIRANË- Ka nisur marshimi i qytetarëve nga sheshi “Skënderbej”, drejt Kryeministrisë, ndërsa protesta hyn në ditën e saj të 56…
Zjarret e fuqishme që vijojnë prej disa ditësh në jugperëndim të Francës dhe në Spanjën qendrore kanë detyruar rreth 300…
Arsenali raportohet se ka shfaqur interesim për transferimin e Vinicius Juniorit, por trajneri i ri i Real Madridit, Jose Mourinho,…
Klodian Allajbeu ka reaguar pas disa publikimeve të ditëve të fundit në portale, të cilat përmbajnë pretendime të pavërteta lidhur…
Një incident i pazakontë i sigurisë kibernetike ka ngritur shqetësime të mëdha në industrinë e inteligjencës artificiale, pasi OpenAI konfirmoi…
Google ka kohë që po fshin llogaritë joaktive – ose të paktën ka paralajmëruar se do ta bëjë këtë –…