Categories: Uncategorized

Opozita bojkoton Kuvendin, Murrizi i vendosur për të mos votuar

Opozita parlamentare ka bojkotuar sërish Kuvendin, në shenje revolte, duke paralajmëruar se nuk do të votojnë Reformën Zgjedhore.

Ky vendm është marrë nga Kryetari i Grupit Demokrat, Myslim Murrizi.

Të lidhura

None found

Gjatë fjalës së tij, Murrizi i ka konsideruar pazare marrëveshjet e arritura mes mazhorancës dhe qeverisë. Ai është shprehur i bindur se nuk do të votojë kodin zgjedhor dhe tha se qeveria kërkon të blejë deputetë në parlament.

“Cfarë po kërkojmë ne? Ata kanë futur 12 pika, ti shikojmë pikat e tyre. Nuk ka pse ikën Taulanti, duhet të vijë këtu të diskutojë me 42 deputetët e opozitës. Ju 74 keni. Hajde filloni hapni ankandin, tenderin me xhake dhe trastë në dorë si ata të tjerët. Do merrni deputetë për të bërë një ligj që të ndalohet trafikimi i votës së trafikimit do të bëhet me vota të trafikuara në parlament. Ku ka moral ky ligj. Ju doni tja shisni shqiptarët se po bëni një kod zgjedhor për të mos vjedhur votat, por ti vidhni në parlament. Ca keni bërë, opingat e Sheros keni bërë.

OSBE ka thënë se militantët e partive vjedhin votat. Unë jam viktimë e dy mandateve të vjedhura. Pse një marrëveshje të sinqertë mes nesh doni ta quani pazar dhe 5 pazare të pista me ata i quani marrëveshje. Ky parlament ka parë pazar të pistë në 91, ka bërë pazar nga halli në 97. Ka bërë pazar të pistë në prill 2008 dhe në 2017. As unë nuk kam qenë dakord për marrëveshjen e 2008 dhe 2017 se nuk më pyeti njeri.

Hajde të shkojmë në referendum. Një marrëveshje e ndërtuar mes një deputeti të mazhorancës, dhe dy qytetarëve s’mund të detyrojë opozitën parlamentare.

Ne kemi kërkuar lista të hapura, kombëtare, dhe votim 100% pa asnjë ndryshim të rekomandimeve të OSBE. Kemi kërkuar të ketë prag zgjedhor, që askush mos hipë në kurriz të kërkujt. Të numërohen votat jo nga militantë, jo nga tre parti, po 74 të tjera pse duhet të kenë besim tek ju.

Nëse juve si mazhorancë keni hapur ankand, nëse I keni dhënë fjalën jashtë kësaj salle, që do i bëni 84 vota harrojeni. Shqiptarët iu kanë dhënë 74 mandate. Me trasta në dorë, me presione e joshje, i nderuar z.Balla nuk do i bëni. Nuk mund të privoni më 5 milionë shqiptarë, o do fusni lugën në supë me krimba, o në supë që mban erë prej vitesh.”- tha Murrizi.

të fundit

Përparim Kabo: Shqipëria nuk është e politikanëve, por e shqiptarëve! Koha për qeveri tranzitore

nga Prof. Përparim Kabo Ajo që pritej po ndodh, dëshpërimi popullor i grumbulluar ditë pas dite dhe durimi u sos,…

4 minutes ago

Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të diel një dollar dollar amerikan, blihet me 81 lekë dhe shitet me 82 lekë. Euro, blihet me 90.5…

18 minutes ago

Parashikimi i motit 1 Nëntor 2026/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra

Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dreri të…

21 minutes ago

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

49 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

8 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

8 hours ago