Operacioni Forca e Ligjit ka nxjerrë sot emrat e dy personave të rrezikshëm të cilët pritet të nënshtrohendeklarimit.
Një prej emrave që OFL nxorri ishte pikërisht ai Lulzim Berishën, i cili njihet ndryshe dhe si kreu i Bandës së Durrësit, dhe që dyshohet për një seri krimesh që kanë ndodhur në qytetin bregdetar.
Me t’ju përmendur emri, Berisha ka reaguar nëpërmjet avokatit të tij Detar Hysi, i cili thotë se Berisha është një qytetar i lirë.
“Klienti im nuk ka çfarë të deklarojë. Pasuritë e tij, iu sekuestruan njëherë nga Krimet e Rënda. Sot, Lulzim Berisha ka një bar-kafe me qira, dhe një autobot që shpërndan naftë për anijet. Pasuritë e motrës së Berishës, i ka kthyer Gjykata e Lartë. Ai është një qytetar i lirë që paguan taksa”-tha Hysi.
Kujtojmë se emri i dytë që OFL përmedni sotr është ai i Ardian Çapja, i dyshuar për disa vrasje të ndodhura në qytet.
OFL tha se këta dy persona kanë 48 orë kohë të bëjnë deklarimin ne tyre pasuror, në të kundërt ajo mund të vendoset nën sekuestro me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit./albeu.com/
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…