Categories: Uncategorized

Ofendoi me libër shtëpie oficerët gjatë karantinës, vendoset fati i 30 vjeçarit

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe dërgoi të pandehur në gjykatë një 30 vjeçar, i cili goditi oficerët e një postblloku në kryqëzimin e Don Boskos gjatë kohës që ata kryenin kontrolle sipas planit të masave CoVid-19.

Shtetasi E. I akuzohet sipas prokurorit Bledar Valikaj për kundërshtim të policisë, ndërsa si provë kundër tij janë radhitur një darë metalike me të cilën ai sulmoi efektivët si dhe raporti mjeko ligjor që evidenton dëmtimin e njërit nga punonjësit.

Të lidhura

None found

Në dosjen e dorëzuar në gjykatë prokurori tregon se si 30 vjeçari nga Paskuqani u ndalua në rrugën Don Bosko në mesin e muajit prill. ”Oficerët e thirrën qytetarin të ndalonte’ citohet në dosjen që gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur- ‘por kur ata i kërkuan edhe dokumentin e identifikimit ai u nervozua. Ai futi duart në xhep, në krahun e djathtë të tutave dhe prej andej ka nxjerrë një darë metalike. I riu tentoi ta godasë oficerin e policisë me darën metalike, dhe kur oficeri u mbrojt me duar ai u dëmtua në gishtërinj” .

Më tej përshkruhet se në ndihmë në policit kanë vrapuar kolegët e tij të qarkullimit rrugor që pasi u përleshën me qytetarin që mbante në kokë një kapuç, arritën që ta prangosnin. ‘Edhe kur e hipën në automjet – dëshmon njëri nga oficerët- qytetari u soll dhunshëm dhe na shau me libër shtëpie” nënvizohet në dëshmitë e efektivëve të marrë në pyetje për incidentin.

Prokurori shton në dosjen e dorëzuar në gjykatën e Tiranës se gjithçka nisi teksa policia i ka kërkuar shtetasit fillimisht të paidentifikuar, që të tregonte se ku po shkonte dhe përse kishte dalë nga shtëpia, kur ndërkohë ishin në fuqi rregullat për karantinën.

Anila Hoxha tregon se prokurori e pyeti të akuzuarin se përse e mbante me vete darën metalike? Ai shpjegoi se ishte duke u kthyer nga puna dhe se punonte në ndërtim në të zezë. ” Ata më kërkuan dokumentin e identifikimit, unë nuk kisha, ata më kërkuan pse kisha dalë nga shtëpia, unë punoj në të zezë, ua tregova vetë darën .

Nuk i kam goditur unë, nuk jam person i rrezikshëm -rrëfeu i riu të cilit ndonëse ja administruan në fashikull këtë rrëfim, provat flasin kundër tij . Tashmë do jetë në dorë të gjyqtarit , ndërkohë që ekspertët vlerësuan se dara metalike nuk i plotëson kushtet për tu vlerësuar si armë e ftohtë.

të fundit

Startojnë sot kualifikueset e Champions League, Drita luan në fushë të vështirë ndaj Kauno Zalgiris, ndërsa Vardari përballet në letër me një rival më të kalueshëm

Champions LeagueKualifikueset e UEFA Champions League do të nisin ditën e sotme, për ndeshjet e aktit të parë, aty ku…

4 minutes ago

“Kur qeveria e gris kontratën, populli e rrëzon”! Sot shqiptarët kërkojnë pikërisht atë që dikur kërkonte Rama në opozitë (VIDEO)

Teksa vendi është përfshirë prej më shumë se një muaji nga një valë protestash masive që kërkojnë largimin e kryeministrit…

5 minutes ago

Vinicius Junior emocionohet pas largimit të Neymarit: Ka qenë gjithmonë idhulli im

Ylli i Brazilit, Vinicius Junior, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për Neymarin, pasi legjenda braziliane njoftoi tërheqjen nga…

5 minutes ago

Gjykata e Lartë publikon vendimin unifikues për masën e sigurimit personal, prokuroria merr barrën e provës

Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë zbardhur vendimin e plotë unifikues i cili sjell një kthesë në kriteret…

22 minutes ago

Artan Fuga kërkon vetëshpërndarjen e Kuvendit: Deputetëve duhet t’u mbetet një fije përgjegjësie

Ndërsa prej 38 ditësh vijojnë protestat masive për largimin e qeverisë dhe dorëheqjen pa kushte të kryeministrit Edi Rama, profesori…

32 minutes ago

John Stones vë në lojë Tuchelin me një dëmtim të shtirur pas suksesit ndaj Meksikës dhe më pas shpërthen në vallëzim

Mbrojtësi John Stones bëri një shaka shumë qesharake në dhomën e zhveshjes së Anglisë pas fitores 3-2 ndaj Meksikës në…

35 minutes ago