Një tjetër shqiptar ka humbur betejën me koronavirusin në Itali. Mësohet se shqiptari jetonte në Bergamo. Lajmi është konfirmuar nga një i afërm i tij në një status në Facebook.
Mesazhi i Artion Barjamaj;
None found
Kam shijuar pafund miqësinë tonë të veçantë, bisedat e gjata dhe sensin tënd të humorizmit… Familjet tona kanë qenë shumë të afërta, bashkëshortja jote me time më pothuajse motra, unë me djemtë e tu si vëllezër…
Një harmoni e jashtëzakonshme na kapte të gjithëve sa herë familjet tona takoheshin. Jeta sikur bëhej më e thjeshtë, problemet, vështirësitë sikur largoheshin, koha sikur ndalej… Për ato çaste kishim kohë të mendonim për bukurinë e jetës, për momentet e bukura që kemi kaluar dikur, edhe pse ishim të varfër, por të lumtur pafund.
Flisnim shumë dhe për objektivat e të ardhmes, përpiqeshe shumë të më mësoje gjëra që dije më mirë dhe më saktë, ndërkohë unë, si një nxënës i mirë, dëgjoja me vëmendje. Nuk mungonin dhe përplasjet e ideve dhe debatet, i jepnin më shumë dinamizëm bisedës dhe e bënin akoma më interesante.
Na lëndove shumë të gjithëve kur morëm vesh se ky virus i mallkuar të kishte prekur. Pafundësisht më shumë kur morëm vesh se nuk ja dole dot. Sa keq më vjen që nuk kemi mundësi të ishim me ty të të shoqëronim për në shtëpinë e fundit.
Jam i bindur që po ikën krenar, ke lënë mbrapa emër të mirë, të një njeriu plot vlera dhe punëtor. Arrite të ndërtosh një familje me njerëz fantastik. Do të të kujtoj gjithë jetën plot me buzëqeshje dhe respekt…
Pusho në paqe xhaxhi Besnik…!
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar listën e kandidatëve për deptuetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Kësaj liste i prin Albin Kurti,…
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 7 qershorit. Numrin 1 në…
Sipari i edicionit të 70-të të Eurovision Song Contest u ngrit zyrtarisht mbrëmjen e së martës në kryeqytetin austriak, duke…
Një kampionat spanjoll i fituar nga Barcelona në El Clasico, një krizë sportive që i pa madrilenët të eliminoheshin herët…
Sonte është afati i fundit ku partitë politike do të dorëzojnë lisat e kandidatëve për deputetë. Burime të Gazetës Express…
Dashi Do përjetoni mjaft çaste te lumtura sot ne jetën tuaj sentimentale dhe nuk do preferoni te ndaheni asnjë çast…