Nje 35-vjecar nga Tirana eshte arrestuar ne Pogradec, pas nje operacioni te koduar “Destinacioni”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Pogradec, specialistët për hetimin e krimit, Policia Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe ne pranga i vu shtetasi I. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.
None found
Ai transportonte 11 emigrantë të paligjshëm dhe ne momentin qe policia iberi shenje te ndalonte nuk i bind, por shtoi shpejtesine dhe vazhdoi rrugen, por u arrestua aps ndjekejes policore.
NJOFTIMI
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në kuadër dhe në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve, finalizuan me sukses operacionin “Destinacioni”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit I. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, se ky shtetas transportonte me mjetin e tij furgon, disa shtetas nga vendet e treta, të cilët kishin hyrë ilegalisht në vendin tonë, kanë organizuar punën, duke bërë lokalizimin dhe më pas kapjen e prangosjen e këtij shtetasi.
Kapja e tij u bë pranë vendit të quajtur “Enkelana” dhe në momentin që ka ndërhyrë Policia ai ka tentuar të largohet, mos iu bindur urdhrit të punonjësve për të ndaluar, por pas ndjekjes së Policisë është kapur në vendin e quajtur “Gur i Kuq”.
Në mjetin furgon që po drejtonte ky shtetas u konstatuan 11 emigrantë të paligjshëm, të cilëve, nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi I. B. iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt përfitimit.
Po punohet për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Jari Litmanen ishte një nga futbollistët më elegantë dhe më inteligjentë të gjeneratës së tij. Mesfushori finlandez shkëlqeu me Ajaxin…
Drejtori i përgjithshëm i Olympique Lyonnais, Michael Gerlinger, ka zbuluar se ka kontaktuar Pep Guardiolën për të marrë mendimin e…
Dashi Dite mjaft e animuar dhe e ngrohte kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do përjetoni…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të shtruar nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron,…
Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek Kosova gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme, Parism ku zhvillohet “Forumi i…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Francë pasi me ftesë të presidentit Emannuel Macron, mori pjesë në Forumin e Paqes në…